Rroga mesatare vjetore bruto në Maqedoni në vitin 2014 ishte 397,739 dinarë (6,467 euro)

Sipas entit maqedonas për punësim,e ardhura mesatare vjetore për meshkuj vitin e kaluar ka qenë 419.999 denarë,ndërsa për femëra 369.711 denarë.Meshkujt kanë pasur të ardhura,mesatarisht për 800 euro më shumë se femërat.

Denarët

Paga mesatare bruto e një shtetasi të punësuar maqedonas në tetor 2014 ishte 31,590 denarë, ku kontributet sociale dhe taksat e paguara nga shumat e punëdhënësve arrijnë 9.93 denarë.

Të ardhurat mesatare për orë në tetor ishte 174 denarë (2.82 euro). Fitimet mesatare arrinin 181 denarë për meshkuj, dhe femërat 166 denarë.

Anëtarët e organeve legjislative dhe ekzekutive, zyrtarë të qeverisë, shërbyes të lartë civil, diplomatë dhe drejtorët kishintë ardhura vjetore bruto prej dyfishit të mesatares maqedonase me një fitim mesatar prej 799,795 denarësh në vitin 2014.

Punëtorët më të vjetër janë paguar pothuajse tre herë më shumë se ata më të rinj. Sipas moshës, paga më e ulët bruto në vitin 2014 është dhënë për të punësuarit e moshës në mes 15 dhe 19 vjeç, mesatarja e të cilëve ishte 178,734 denarë, ndërsa të ardhurat më të larta mesatare ishin në mesin e të punësuarve të moshës 60 dhe mbi, me të ardhurat mesatare bruto në vitin e fundit prej 469,062 denarësh .

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close