Na iku nga jeta Hysen Shabani, poet autodidakt i disa veprave letrare…

tefiku

Nga Tefik Selim


 

Gjilan, 24 dhjetor

Hysen Shabani nuk jeton më. Ai sot e gjithmonë na mungon! Ai iku në botën e përjetësisë. E mori vdekja tinzare. Iku për t’mos u kthyer më. Por, ja, ai e ka një pjesë të jetës “tjetër” që jeton me ne. E ajo pjesë është vepra e tij jetësore. Ajo është vepra e pavdekshme e tij. Ajo nuk tretet e as nuk zhduket dot. Ajo është e “gjallë” dhe jeton. Edhe Hysen Shabani ka lënë vepra letrare. Ato vepra e bëjnë të jetë i “gjallë” tek ne. Ai ishte poet autodidakt. Pse jo? Edhe në moshë të shtyrë, ai e dashti artin letrar. Shkruante vargje, të cilat e rrëfenin jetën tonë të përditshme.

Hysen Shabani, poet autodidakt i ndjere...

Këto vargje të tij nuk dalloheshin nga poetët tjerë. Ai (Hyseni), vinte në orë letrare dhe vargjet i recitonte me plot shije artistike. Pra, ishte një interpretues dhe folës i mirë i arti dhe i filozofisë së jetës. Sa herë na rastiste puna të takohemi me z. Hysenin, e kishim të vështirë ndarjen në mes nesh. Ai gjente temat, motive, bisedat dhe rastet për të cilat fliste dhe s’u ndalte dot. Por, ja, ai sot nuk flet. Nuk lëviz. Ai na mbet hija e tij, e cila na shoqëron në orë letrare, në ndeja e në takime të papritura te tregu apo rrugës së përditshme. Kjo na mbeti në mes xha Hysenit dhe në mes nesh. Ai shkoi me ëndrrat e tij të shumta, të cilat i “dizajnoi” bukur e me “shije” ari në veprat e tij artistike e poetike. Ai ishte një njeri i urtë dhe fort i ndershëm.

Ky njeri e adhuroi vargun letrar. Veprat letrare i adhuronte shumë. I adhuronte dhe i interpretonte në mënyrën e tij. Ky interpretim tij ishte një lloj vlerësimi mjaft kritik, i cili hynte dhe bënte analiza të thella përmbajtësore të veprës letrare. Sidomos e donte poezinë, për të cilën fliste e shtonte se, ajo është filozofia e njeriut, e cila e rrëfen brendësinë e shpirtit të tij. Hysen Shabani është i lindur, më 20 prill 1928 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit. Këtu kryeu shkollën fillore dhe medresën. Ishte një njeri i etshëm për dije e dituri. Ka punuar dy vjet si bari në fshat. Por, mësojmë se, në moshën 14 vjeçare e ka punuar mjeshtrinë e mbathtarit. Ja jeta! Ajo e shtyri të “jetojë” edhe me zanatet e jetës së fashatarit tonë. Thoshte, unë po ponoj, por kur po takoj njerëz të mirë, punën punë po ua bëj. Edhe ata po ndahen të kënaqur. Pra, jeta shkruan romane. Kjo jetë më ka shtyrë të meditoj e të shkruaj vargje e forma të tjera letrare”. Ai ishte poet autodidakt. Lexonte sikur të kishte kryer ndonjë shkollë të lartë. Por, jo! Shkrim leximin e kishte mësuar vetë.

Ai sa ishte gjallë shkroi këto vepra: “Valët e atdheut” – poezi (1993), “Valët e trishtimit” – (1994), “Në rrugën e besimit) – (1995), “Ngjarje që na tronditën” – (1996)”. Hysen Shabani ka qenë bashkëpunëtor i revistës për fëmijë “Pionieri”. Ai herë pas herë ka botuar vjershra për fëmiljë. Është i përfshirë në veprën “Libri që po shkruehet” (1979). Mandej, ai vjershat i ka botuar në librin “Bamirësia” (1991), në revistën “Flakërima” (1992), por ëshrë i përfshirë edhe në antologjinë me titull “Psherëtimë për tokën” të H. Këqikut e botuar më 2004. Hysen Shabani vdiq sot në moshën 87-vjeçare.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close