Dëshmi se Idriz Seferi ishte në Ballë të betejave në luftërat Ballkanike Kundër serbisë dhe patronëve të saj Sllav

/Nga  Xhelil Arifi

Janë të njohura shkrimet e Leon Trockit i cili si reporter lufte,që ish dërguar nga gazeta “Kievskaya Misl” i kishte bërë nga fushëbetejat e luftërave ballkanike në vitet 1912-13.Ai pak a shumë jep një pasqyrë reale nga koha megjithëse,kuptohet edhe me ngjyrime politike e ndoshta edhe me paragjykime të kohës.

Por megjithatë ai ka lënë gjurmë,dhe pamje në të shkruar të asaj kohe ku mund ti gjeni edhe figura interesante dhe historike,të cilat jan me interes edhe për ne.

2015-25-12--19-17-50
E njëri nga ta është edhe Gjenerali i madh i asaj kohe Idriz Seferi.I cili është munduar dhe sakrifikuar me tërë potencialin e vet luftarak,ushtarak dhe të një strategu të madh që ti dal zot trojeve etnike shqiptare.Dhe nga raporti i më poshtëm ju e kuptoni se Idriz Seferi nuk ishte vetëm një rastësi historike por një bërës i historisë dhe pjesëmarrës i saj.

korrospondenca e luftës Nga Leon Trotsky
The Balkan wars, 1912-13

Nga Historia e një Brigade-faqe 116

Korrospondentët panë na të dyja edhe shumë edhe pak;ata observuan të gjithë atë që qoi në luftë,dhe ata po ashtu panë edhe “produktin” e luftës.
Burra të plagosur,të zënë rob,shkëlqimin përvëlues të zjarreve;ata ndëgjuan gjëmimin e armëve.Por ata nuk u lejuan ti bashkohen armatës gjat kampanjës së saj ushtarake dhe ti shoh operacionet ushtarake nga brenda.Neve na duhet ta formojmë pamjen e asaj ëfarë ka ndodhur,të jetës dhe vdekjes së ushtrisë në fushëbetejë përmes pytjeve që i bëmë pjesmarrësve dirkt ,me mudësi paragjykimesh të pashmagshme.

“Brigada jonë është quajtur ‘flyer brigade’ për shkak se ishte obliguar të mirëmbajë lidhjet në mes të armatës së parë dhe të tretë.
Njëzet e katër orë para se të shpallej lufta ne qëndruam të gatshëm në kufirin serb,në mes fshatravë Svirec dhe Novakovo Cuk.Duhet ta theksoj se ne nuk besonim se do të ketë luftë.
Ne thjesht nuk besonim.as oficierët e as ushtarët,nuk e besonin se do të ketë beteja,që të gjithë,vërtetë të gjithë pa përjashtim,nuk e besonin se do ta gjejnë vetën në vijë zjarri,dhe se gjëra të tilla do të mund të ndodhnin fare.Ne mendonim se e tërë kjo do përfundojë me një demonstrim që i ngjan një lufte:që do ta frikonte Turqinë dhe do ta bënte atë që të bëjë lëshime të mëdha.Por ndodhi e kundërta.Qysh në ditën para shpalljes së luftës ne mësuam se “Arnautët”-Shqiptarët ishin duke gjuajtur me armë zjarri në postet tona në front,dhe se regjimenti im ishte urdhëruar përnjëherë që ti kundërvihet sulmit.Me ne në front ishin pjestarë milicish të armatosur me pushkë ruse Berdan.

Atje kishte diku rreth njëmijë Arnautë(Shqiptar vr ime) ,që na sulmonin të prirë nga IDRIZ SEFERI,dora e djathtë e ISA BOLETINIT.Ata kishin Martina dhe armë të shpejta gjuajtëse Serbe të cilat ne vetë ua kishim shpërndarë atyre në kohën e kryengritjes Shqiptare më 1909.Ata kishin marrë edhe para nga ne. (Vërejtje.Kujdes këtu mund të vijë në shprehje vërejtja e autorit se rrëfimet mund të jenë edhe me paragjykime).Ne dëshironim se nëse do të vinte deri te lufta ata do të marshonin me ne.Por ndodhi e kundërta.Të armatosur me armët tona,arnauts (shqiptarët) ishin të parët që sulmuan postet tona,dhe kështu lehtë ishin në përparësi.Pse kish ndodhur kjo.Ana religjioze kish luajtur rol.(vr.paragjykim!),por arsyeja kryesore ishte ajo se shqiptarët e kishin kuptuar se ajo çfarë u kërcënohej atyre ishte ndarja e Shqipërisë në mes Greqisë dhe Serbisë.Kështu që ata (vr. jonë,shqiptarët) duhej ti mbronin fushat e tyre,shtëpitë dhe bagëtinë.Dëshpëruese,ata po përdornin armët dhe paratë tona kundër nesh.Kështu që ishim shumë të hidhëruar.Dhe ky ishte (kinse) shkaku për reprezalje.Por për këtë më vonë..”
……

/Proinformacion.com

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close