“Si frika nga Zoti na bënë neve ma njerzor”

Kohëve të fundit ,shkencëtarët kan filluar të mendojn më seriozisht për lidhjet në mes evolucionit dhe religjionit,dhe mendojn se këto dy gjëra jan të lidhura shumë më thellë se sa që duket në shikim të parë.
Frika nga dënimi hyjnor ndoshta ka luajtur një rol vendimtar në zhvillimin e racës njerzore,mendon një nga ekspertët më të mdhenj nga biologjia evolucionare Dominic Johnson nga Oxford University .

DominicJohnsongood is watching you

Ai beson se besimi në hyjni e cila ndëshkon sjelljen e keqe u ka ndihmuar njerëzve për të bashkëpunuar në një nivel shumë më të lartë në krahasim me llojet tjera me të cilat ndajm planetin.
Ndjenja se neve na vëzhgon i plotfuqishmi dhe i mbi natyrshmi ka ndikuar që njerëzit të sillen më pak si vetiak.

Profesori beson se frika e Perëndisë ishte një nga forcat kryesore lëvizëse të qytetërimit.Në librin e tij të ri “God is Watching You” ai spjegon se religjioni në të vërtetë është prodhim i evolucionit.
“Aftësia që në bazë të sjelljes sonë të presim edhe dhuratën edhe dënimin spjegohet me seleksionimin natyror të Darvinit,sepse ajo nxit egzistencen dhe mbijetesen e species.Menoj se ndikimi i këtij fenomeni është përhapur në pritje të dhuratës dhe dënimit mbinatyror”,Thot ai.

“njerëzit me frikë perëndinë,bashkëpunuan më mirë me njëritjetrin dhi i shmangeshin konfliktit me të afërmit,gjë që ka shtuar shanset e tyre për egzistim”.
Johnson shton se arsyeja përse ,frika nga dënimi është bërë kaq forcë dominante në religjion,në relacion me aspekte tjera si dashuria,altruizmi,kryesisht është pasojë e mënyrës se si punon truri ynë.

Ai shton se të gjitha religjionet e mëdha i japin rëndësi moralit dhe i shmangen hidhërimit të Perrëndisë.Të krishterët që mundohen të mos e zemrojn zotin dhe nga ai kërkojn falje ,fitojn vendin në Parajsë.Dhiata e vjetër të cilën besojn Hebrenjt tregon zotin hakmarrës i cili në mënyrë aktive dënon shkeljet.Indusët besojn që mëkatarët pas vdekjes,reinkarnohen në ndonjë kafshë të pa dëshiruar.Por edhe Grekët dhe romakët e vjetër besonin se katastrofat jan dënim i perëndive për shkak të mëkateve të njeriut.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close