” Anija shqiptare në trekend`shin e Bermudeve ! “

12436113_1081775811856018_1219190521_n

Nga Fahri Xharra


 

E shihni këtë anije e cila memzi mbahet në ujërat e turbulluar, shqetësuar me valë të mëdha. Ajo mbanë në vete një thesar të madh historik dhe një eliksir të ardhmërisë. Ajo gati fundoset ! Majtas lartë një e keqe “kaltër–bardh-kuq “ e cila si lugat i madh i qëndron mbi dhe mundohet ta tërheqë në shkëmbinjtë e saj e sat të thepisur e plot tradhti që përfundimisht kjo anije të futet e copëtuar në fundin e oqeanit të harresës. Djathtas një çmendinë historike që ende nuk bindet në atë se cila është , mundohet ta tërheqë këtë anije të mjerë nga vetvetja , nga brendia e oqeanit aty ku valët janë të tërbuara , të trenta dhe përparëse dhe përfundimisht të ia humbë çdo gjurmë të saj.

në tre
Po shikoni se si është shtrirë fatkeqësia e Ballkanit dhe duket se po i ndihmon, se po ia zgjatë dorën kësaj fatkeqeje dhe e cila bukur shumë mendohet të gjejë shpëtimin ; por e gjora nuk e di se të trijat në koordinim ndër veti po e përgatisin fundosjen e saj.
Anija shqiptare është ne rrezik ; nga do që përplaset e pret thyerja dhe zhbërja e saj e pa mëshirshme.
Edhe qielli nuk është në favorin e saj . Është një situatë homerike për të gjorën !

Deri sa Odiseu e kishte shoqërimin shumë të mençur dhe e kishin lidhur atë që mos të bje i ngashënjyer në thirrjet “vëllazërore” të krokodilëve të detit që qajnë me lotët e “bebes “ që kapërdijnë; anija shqiptare nuk e ka timonierin e saj që ta largon nga kjo zone e influencës së madhe magnetike vet shkatërruese. Anija shqiptare përpëlitet në momentet e saja shumë lemeritëse me pak shpresë për shpëtim.
Eu, po ne i kishim dikur fregatat liburnase që shqyenin detëra e oqeane ! eu po ne i kishim dikur…
çka kishim ? asgjë.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close