Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u bë promovimi Librit “Fjales nesër i bëhet vonë” të aktorit tonë të njohur Çun Lajqi

Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u bë promovimi Librit “Fjales nesër i bëhet vonë” të aktorit tonë të njohur Çun Lajqi,botuar nga shtëpia e njohur botuese “Buzuku” prishtinë.

Në praninë e të ftuarëve dhe dashamirëve si dhe mediave,e ku kishte edhe mjaft prominencë nga bota e artit,por edhe të tjerë ,si Shkrimtari Ramiz Kelmendi, figurë pikante e letërsisë shqiptare,Dramaturgu dhe regjisori i njohur kosovar Fadil Hysa ,Ish ambasadori i republikës së Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, e shumë të tjerë,u thanë ato që në të vërtetë i meriton edhe botimi por edhe autori.

Fadil Hysa,përveq tjerash tha se Çuni është”Rapsod,poet e -neoromantik duke potencuar se në fakt i duhet kësaj botës sonë të tanishme pak neoromantikë.Ai tha edhe se Çuni,ishte një kohë kur na e bëri të njohur vepren e Fishtës “Lahutë e Malcisë” pa e lexuar fare.sepse ai e lexonte për ne dhe na i deklamonte në mënyrën më artistike të mundshme.”ai (Çuni)është shumë dimensional.Jo një dimensional”

E Çuni si Çuni foli e falemnderoi të pranishmit në mënyren e tij.Me plot elemente aktrimi të sinqertë dhe finesa arti,por që prap ishte monolog,i dialoguar shpirtërisht me të pranishmit.


Ai tha “I falemnderohem Abdullahut (A.Zenelt-Botuest dhe themeluesit e drejtuesit të “Buzukut”)se nuk isha uë poeti e as nuk u bana por ai i mblodhi artikulimet e mia artistike dhe i futi në një libër si ky”

Proinformacion.com/Xhelil Arifi

 

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close