Turqia dëshiron statusin e superfuqisë rajonale!

Duke gjykuar sipas rrjedhës së ngjarjeve në ditët e fundit,nëse ëndërra Mustafa Qemal Ataturkut për një Turqi sekulare akoma nuk ka vdekur,atëhere mund të themi se është në aparate që e mbajnë të gjallë.Qeveria Turke,posaqërisht kryetari Recep Taip Erdogan e kanë ndëruar kahjen dhe turqinë po e shndrrojn në diçka tjetër.
Ende nuk është e çartë se si do të duket Turqia e re ,edhe pse vetëm se është e qartë se ky vend ka ambicje të mëdha të cilat paralajmrojë plane për ribërjen e perandorisë së dikurshme Otomane.

oto

Turqia e Ataturkut dhe pasardhësit e tij në kohën e luftës së ftohtë,udhëheqnin një politikë relativisht jo ambicioze.Vendi ngeli jasht flakëve të luftës së dytë,ishte anëtare periferike e NATO-s ,dhe nuk kyqej në konfliktet e shumëta ,në lindjen e afërt.Edhe pse kriza e gjatë,e edhe konfliktet me Greqinë,kulmuan me invazionin në Qipron Veriore,në vitin 1947.
Politikën nacionaliste vendase dhe atë konservative të jashtme Turke e ka ruajtur ushtria e cila nuk është hamendur nga grushtshtetet ushtarake për ti hequr krerët shtetror,për të cilat ka menduar se rrezikojnë rrugën e Ataturkut.Edhe SHBA nuk i kishin penguar këto zhvillime.Nën defacto,qeverisje ushtarake Turqia ishte stabile në krahun jugor të NATO dhe ishte pak e besueshme se me politikat e saja do shkaktonte noj krizë të madhe e cila do sillte deri te lufta botërore.

Në politikën e matur turke ka ndikuar edhe fakti se Turqia ka ndarë kufirin me BRSS.E tërë kjo ka ndryshuar pas përfundimit të luftës së ftohtë.Shba më nuk ishte e interesuar për politikat e mbrendshme të Turqisë.Turqia më nuk kufizohej me BRSS ,e as me Rusinë.Presioni i ushtrisl turke në politikë fillon të zbehet,duke mundësuar vendit të filloj që të kthehet në islamizëm,që dukej edhe nga egzistenca ,e edhe nga suksesi më së pari partisë së Mirëqënies ku kryetari i tanishëm Erdogan kish zanafillën e karierës së tijë politike dhe më pastaj partisë së drejtësisë dhe zhvillimit.
Personalitete të shquara Turke si Turgut Özal,i cili kish proklamuar se shek.21 do ishte” shekull Turk”,ose kryeministri Demirel,i cili fliste për “botën turke”në mes të detit Adriatik dhe murit Kinez,ishin po ashtu zë i ambicieve neo-otomane të elitës turke.
Turqia fillon të largohet nga nacionalizmi etnik turk si princip themeltar,dhe në vend të tij fillon të përqafohet islami si fije lidhëse ,që i lidhë të gjithë popujt e shtetit dhe jep mundësi të theksuar për zgjerimin e kufijëve turk dhe thithjen e shumë fqinjëve të saj.Askund ky ndryshim nuk është më i dukshëm se sa kur Erdogan i quan Kurdët ,Kurd,për ndryshim kur quheshin Turqit e maleve që ishte e domosdoshme në kohen e Ataturkut.

Deri paradokohe ,Programi pan-turk duke u nisur nga “forca e butë” gjentile ,si dhe përmes institucionit të këshillit Turk të themeluar më 2009.I cili përfshinë Kazakstanin,Turqinë,Kirgizinë,Azerbaigjanin,përmes lidhjeve bilaterale ekonomike,kulturore,dhe politike,të cilat në mes tjerash përfshijnë edhe këmbime të programeve arsimore dhe kulturore.Depërtimi i Turqisë në hapësiart muslimane post-sovjetike ka lehtësuar suksesin e ndërmarrjeve turke në tregjet post-sovjetike.
Megjithatë,mossukseset amerikane dhe destabilizimi i Irakut,dhe ma vonë “pranvera Arabe”me të madhe zgjerojnë hapësirën e interesiave turke,të cilat tashmë përfshijnë gati gjith Afrikën veriore (Turqia mbanë mardhënie të ngushta me vëllazërinë Muslimane të Egjiptit)dhe pjesëve të tjera nga lindja e afërt.
Tërheqja e SHBA nga Lindja e Mesme krijon vakum ligji dhe mori jostabiliteti të cilin Turqia në mënyrë aktive mundohet ta plotësoj,dhe këtë e bënë me nguti që të mos e nxisë ndonjë tjetër fuqi ta bëjë atë.Konflikti nëmes Perëndimit dhe Rusisë gjithashtu i ka sinjalizu Ankarasë që situata është optimale për zgjerimin Turk.E këtë shans mesiguri që ajo nuk do që ta humbas,sepse nuk do të jet edhe për shumë kohë e hapur.

Interesat Turke në vendet të cilat nuk jan të populluara me popuj turkofon,tregojnë se programin panturk tani e përcjell edhe programi neootoman,me të cilin Turqia dëshiron ta shtrijë ndikimin në të gjitha anët,përfshirë ballkanin,Kaukazin,Azinë Qendrore,,Lindjen e Afërt,dhe Afriken Veriore.Për ma shumë ,Ankaraja tani është e gatshme ta realizoj këtë program jo vetëm me diplomaci të kujdesshme dhe me “butësinë e Fuqisë” për ta shtrirë ndikimin e saj në sfera të rëndësishme ,por ka treguar se është e gatshme ta përdorë edhe ushtrinë marionete(sikur është SH.I) por edhe me përdorim direkt të forcës së saj ushtarake.

Panosmanizmi i tillë prekë jo vetëm interesat e Iranit dhe Rusisë,por edhe të Arabisë Saudite,Unionit Europian(e cila është e interesuar në stabilitet të Balkanit) pr edhe të Izraelit.,i cili ma me dëshirë do të ishte i rrethuar nga shtete arabe se sa me një entitet unik neootoman të fuqishëm.Duke marrë parasysh këto pasoja Ankarasë do ti ishte ma mirë që ti shtrijë sferat e interesit përmes marrëveshjes me palët e interesuara para aksioneve ushtarake gjë e cila tani nuk po ndodhë duke marrë para sysh çarjen brenda koalicionit kundra Asadit.
Rusia nuk është i vetmi vend që e ka ndjerë se Turqia ka tradhtuar.Turqia planifikon që ta formojë një bazë ushtarake në Katar.Gjë e cila nuk mund të shikohet pozitivisht nga Arabia Saudite,e cila sigurisht që nuk dëshiron ta shohë edhe një forcë të huaj në atë të cilë ajo e konsideronoborr të vetin.

Edhe SHBA duken të shqetsuara për shkak të gjersisë së ambicieve të Ankarasë,gjykuar nga ajo se i kanë urdhëruar Turqisë ti lëshoj pozicionet e saja në Irakun verior ,dhe jo gadishmëria e tyre që të nguten për ta mbrojtur “aleatin e saj të NATO) pas rrëzimit të avionit Rus në kufirin Turk.
Përfundimisht,pas krizës së refugjatëve e cila është shkaktuar tërësisht nga vendimet e Erdoganit për ta shantazhuar BE për shkak të pranimit të planeve Turke për Lindjen e afërt,askush në këtë organizatë nuk do ta besoj se Erdogan është një partner i besueshëm.

Politika jostabile e Erdoganit ka efekt alarmues në BE,dhe aq shumë sa që as perëndimi i cili nuk ka ndonjë kundërshtim në lidhje me vendosjen e sanksioneve Rusisë,nuk i ka ofruar ndihmë Turqisë kur ajo ishte gjendur në goditje të sanksioneve ekonomike Ruse.
Megjithate ,konfliktet dhe ndarjet e brendshme politike në Turqi tregojnë se Erdogan nuk ishte në gjendje të vendosë politikë të qartë dhe të fokusuar edhe të panturqizmit e edhe të neoosmanizmit,pa rrezikuar reputacionin ndërkombëtar të saj në gati secilën pjesë të rëndësishme politike të botës.Kjo do e fusë Turqinë në konflikte të shtrenjëta prej të cilëve do ti jet e vështirë për të dalë duke e ruajtur fytyren.

Prandaj Rusia është kaq e ashpër në shkaktimin e dëmeve ekonomike Turqisë në shenjë hakmarrjeje për futjen e “thikës pas shpine” ,sepse është e sigurtë që në këtë moment Turqia gati edhe nuk ka miq të cilët jan të gatshëm që në emër të saj të ndeshen me Rusinë.
Në të vërtetë SHBA,veqanërisht BE duken të lumtura që Rusia ka marrë mbi vete detyrën e zvoglimit të avanturizmit ndërkombëtar të Turqisë.Në mungesë të një prioriteti serioz,ambiciet panturke dhe neootomane duhet të bëjnë një hap të madh mbrapa.

Përktheu dhe përshtati :Xhelil arifi/proinformacion.com
Këtu origjinali:
http://www.veteranstoday.com/2015/12/26/southfront-turkey-seeks-to-become-new-ottoman-empire/

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close