Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

A vret historia ?

12436113_1081775811856018_1219190521_n
Nga Fahri Xharra

 

Nëse e kaluara harrohet,mendoj se ardhmëria do të jetë shurdhmemece, ose ndërprerje e historisë, që vështirë mund të gjendet filli për t’u kapur /ngjit në vendin e këputjes,apo filluar rishtas ( Dedë Mirdita ). Unë prapë qëndroj pas asja që historia vret. Po si vret ajo ?
Të mashtruar , të përgatitur për disfatë, të përgatitur për të disfatuar , të humbur në zhurmën shurdhuese të propagandës antikombëtare, të nënshtruar pranë aktit të kryer, atëherë na duket
““Kotësi e Kotësive çdo gjë është e kotë” dhe kështu më lehtë e kemi të vdesim symbyllas pa na brengosur ajo se çka do të ndodhë nesër.
Se a vret historia , e kemi të qartë që nga koha e Pavarësisë (1912)që ajo vret. Kombet e mëdha patën vendosur që së paku nga cofëtina shekullore të nxjerrin diçka të gjallë shqiptare. Dhe e bënë. Por , të vrarë nga historia ,se zinxhiri i robërisë nuk harrohet lehtë nuk deshëm shkëputje nga zymtia disa qindravjeçare. Bota habitej me ne !
Ne nuk dinim se çdo të thotë të jesh i pavarur dhe ashtu ndodhi , u deshën edhe disa vite të mira të krijojmë një mbretëri të brishtë e cila qëndronte në këmbët e kartonit të cilat një reshje shiu e vogël qoftë e brendshme apo e jashtme do na rrëzonte në thepisjet e mospërsëritjes.
Dhe ndodhi !

 

futura

Historia vret, dhe ka për të vrarë gjithmonë për deri sa e kemi mentalitetin e “dumbabës” i cili nuk do dhe nuk do të na largohet nga koka . Nuk është thjesht çështje qe na vret historia, por ka një domethënje me te madhe. E kaluara është ndërgjegje kolektive e individit dhe një populli dhe sikurse thoshte Jungu nje individ apo një popull është i kompletuar nëse tek ai ndërthurën ndërgjegjja individuale me atë kolektive.( Majlinda Cami )

Prandaj, ne shqiptarët a jemi ne krize sepse nuk krijojmë ketë përputhje?
Mosnjohja e pasojave nga një e kaluar e shëmtuar është mungesa e njohjes së historisë.

Sikur ta njihnim historinë si duhet atëherë do të ktheheshim në ndërgjegjen kolektive e cila është e domosdoshme për të ekzistuar si komb. Neve na vidhet historia ; dhe ne iu ndihmojmë hajnave që këtë vjedhje ta kryejnë më lehtë.
Paslufta e Kosovës ( 1999 ) na tregoi që neve e kemi fillin ende të këputur. dhe se vështirë e kemi ta gjejmë atë. Për të ekzistuar si komb , filli ose duhet gjetur ose duhet filluar rishtas . Si mundet që një popull i vjetër ta rifillon historinë ? Të shkelë koha , të shkelë përparimi i të tjerëve dhe ne mbetemi të humbur në ardhmërinë e të tjerëve.

“Sipas Policisë së Kosovës, nga 2013 e deri më tani policia ka filluar hetime kundër rreth 200 personave të dyshuar për terrorizëm ku procedura penale ndaj të cilëve është në faza të ndryshme. Policia e Kosovës është zotuar se së bashku me institucionet e tjera të vendit janë të gatshme që varësisht nga situata të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme me qëllim të parandalimit të çfarëdo lloj kërcënimi ndaj sigurisë së vendit në përgjithësi dhe kundër qytetarëve të saj në veçanti. Ndërsa numri përafërt i kosovarëve që luftojnë përkrah organizatave terroriste si ISIS dhe Al Nusra është 100 persona.(nga shtypi i sotëm)
Historia vret !

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close