Pellazget – të parët tanë

Ju kujtohen turqit ,grekët dhe serbët se si na thoshin që mos të mësojmë se hidhërohet zoti me ne kur flasim shqip?

Untitled

Enter a caption

Punimi i kësaj harte u krye nga dy historian ,Altin Kocaqi ,dhe Valter Koxhaj .
“Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

Pseudostudiusit serbë, që prej shekujsh po rropaten me mashtrimet më të paturpshme që ta mohojnë birërinë pellazge-ilire-shqiptare , praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, duke synuar jo vetëm gllabërimin e Kosovës por edhe të Shqipërisë. Dihet se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore të një vargani nga më të stërlashtat ,parailirët autokton ( të rrënjës) pellazgët cilësohen shprehimisht si bij të tokës të mbirë prej dheut, madje si “para- hënorë” ,si të gdhirë në Europë që para shfaqjes së Hënës në hapësirën qiellore, që atëherë kur nuk kishte kufij e nuk kishte fqinj.

“Po cila ishte gjuha e Pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër që u përhap në gjithë Pellazgjinë, në Itali, në Azinë e Vogël, në Afrikën e Veriut dhe në gadishullin Iberik. E dimë gjithashtu që e krijuan sistemin fetar dhe u dhanë emrat perëndive dhe i caktuan rregullat e adhurimit .Shumë shkencëtarë i kanë identifikuar Pellazgët me Arvanitasit e sotshëm ” (Gjuha e Perëndive , Aristidh Kola,2003)
”Gjaku shqiptar që rrjedhë në venat tuja më bëri të të përkushtoj këtë libër , bija ime,që ta kesh gjithmonë afër që mos të harrosh kurrë mëmëdheun tëndë dhe gjuhën tënde ëmtare, vlerat e së cilës do t´ia njeh e ardhmja . Në shekullin që t´i do të jeton do ti takon si burrit ashtu edhe gruas, dhe nëse mundesh të bën atë që e bëri yt at që nuk ishte shqiptar. Puno sa të mundesh për të rigjallëruar gjuhën e paraardhësve tanë të përbashkët sepse edhe unë si europian që jam rrjedh nga pellazgët e rrënjës (autokton) që e populluan Europën , këtë kontinent të madh ishullor që jeton në tokë dhe që ishte rrugë e kalimit dhe vendosjes e familjes së madhe dhe inteligjente të njerëzimit” .(Konstainipojë ,31,12 .1893 Edourd Schneider) (Letra e autorit Edourd Schneider dërguar bijës së tij në librin: “Pellazgët, dhe pasardhësit e tyre” Paris 1894)

Po e vazhdoj me citimet e përmbledhura nga historianet e përkushtuar të çështjes pellazge; Altin Kocaqi dhe Valter Koxhaj “

Herodoti I 57. Nga Thesalia erdhen Pellazget, te cilët u vendosen ne Kortona.

Homeri, Iliada II 747-750. “ Dia i Dodonit, udhëheqës i pare Pellazg.”
Iliada 603-614. “Arkadhet Pellazge nen drejtimin e Agapinarit”

Herodoti 7,73 na thote se” 7 popuj e banojnë Peloponezin. Nga këta dy jane autoktone, Arkadhet edhe Kunurijotet, te cilet banojnë atje ku banonin edhe ne kohet me te vjetra”

Isiodi”Mark. West 160-163. “ Arkadhet mburreshin se ishin Pellazge edhe me te vjetër se hena”.

Pausania H 38,1. “ Likasura u ndërtua nga Likaonua, djali i Pellazgut, dhe ishte qyteti me i vjetër i botes”

Straboni E, “ Eforua thote se edhe i gjithë Peloponezi u quajt Pellazgji”

Iliada II 581-585. “ Sparti Pellazgjot, Erdhi nen drejtimin e Menelaut”.

Iliada II 569-576. Mikena edhe Korinthua Pellazge nen drejtimin e Agamemnonit, kryekomandanti te Argesve..”

Eskili “ Pellazgu, mbreti Argosit,i thote Danait se mbreteria e tij shtrihet deri ne Strimona, Paoni dhe ne malet e Dodones”

Iliada II 546-554. Athinasit Pellazge erdhën nen drejtimin e Menestheut”.

Herododti I 56. ‘’Athina banohej nga pellazget e lasht”

Herodoti 7. 161. “Athinasit nuk e ndryshuan kurre vendin e tyre nga kohet me te lashta”

Herodoti 8,44 “ Athinasit ishin pellazg, Pellazget banonin Greqinë e sotquajtur”.
Iliada II 645-650, ” kretanet erdhën nen drejtimin e Idomenes”.

Homeri, “Odisea” T 175-177, “ pellazget e Dias= te lasht”

Iliada II 816-818. Trojanet. Priami ishte pjella e Dardanit, ndersa e shoqia e tij ishte Pellazge. Kryekomandanti I Trojaneve ishte dardano-pellazgu Hektor.

Iliada II 819-823. Dardanet nen drejtimin e djalit te Egjishit, Eneas( E nias). Homeri.” Nga porta e dardanit” , mos u vrejt fara e Dardanit”, “Dardan dhe Pellazg”,

Homeri “ Dia Dardanin lindi, i cili kryje i qëndroj pjellës sonë”

Iliada II 840-843.” Brezat e Pellazgeve shtizaluftues te mire qe banonin Larisen…”

Iliada II 867-875. ‘Keret, barbarofon sipas Homerit erdhën nen drejtimin e Nastit”.

Herodoti VI. “Eolet e Azisë se Vogel edhe Jonet e Azisë se Vogël ishin fillimisht Pellazge’’.

Thomopolo 1912, e vërteton pellazgjishten e shkruajtur te Azisë se Vogël si gjuhe shqipe.

Iliada II 876-877. Liket Pellazg erdhën nen drejtimin e Sarbidonit dhe Glakos
A duhet të studjojmë? A duhet harruar të kaluarën? A t´i mëshojmë grusht gjuhës sonë hyjnore dhe historisë sonë pellazgjike? Ju kujtohen turqit ,grekët dhe serbët se si na thoshin që mos të mësojmë se hidhërohet zoti me ne kur flasim shqip?

Fahri Xharra 31.12.15
Gjakovë

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close