Plutonium-238, Karburant hapësire I krijuar pas një pritjeje 30 vjeçare

Plutonium-238, Karburant hapësire I krijuar pas një pritjeje 30 vjeçare

Shkencëtarët kanë prodhuar një pluhur të plutonium-238 për herë të parë në gati 30 vjet në Shtetet e Bashkuara, një moment historik që ata thonë se vë vendin në një rrugë drejt lëvizje eksplorimit të hapësirës së thellë nga NASA-s dhe në misione të tjera.

2015-31-12--08-51-45

Plutonium-238 (Pu-238) është një element radioaktiv, dhe pasi ai shpërbëhet, ose shndrrohet në uranium-234, ai liron nxehtësi. Kjo nxehtësi pastaj mund të përdoret si një burim i energjisë; për shembull,për rreth 30 misione hapësinore, duke përfshirë edhe anijen Voyager, i cili ka eksploruar planetet e jashtme të sistemit diellor në vitin 1970, të cilat janë mbështetur në oksidin në formë të një izotopi plutoniumi. (Një izotop është një atom i një elementi me një numër të ndryshëm të neutroneve).

Plutonium-238 është një burim ideal i energjisë për misionet në hapësirë për disa arsye, duke përfshirë të ashtuquajturin half-life/gjysmë-jeta e elementit prej rreth 88 vjetësh. Gjysmë-jeta është koha që i duhet për gjysmën e atomeve të një elementi të shpërbëhet. Kjo do të thotë se prodhimi izotopit të ngrohjes nuk do të reduktohet në gjysmë për 88 vjet. Plutonium-239, i cili ka një half-life prej 24,110 vjet, është izotop i formuar më së shpeshti nga uraniumi në reaktorët bërthamor, sipas Shoqatës Bërthamore Botërore -WNA .

Përveç kësaj, “është i qëndrueshëm në temperatura të larta, mund të gjenerojë nxehtësi të konsiderueshme në sasi të vogla dhe lëshon nivele relativisht të ulëta të rrezatimit që mbrohet lehtë, kështu që instrumentet dhe pajisjet e rëndësishme të misionit-nuk janë të prekura,” thotë Bob Wham i cili udhëheq projektin për siguri nukleare dhe repartin për teknologji izotopesh në (ORNL).

 

proinformacion.com

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close