Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Maestros se intrigave , Fatos Lubonjës : Zoti në qiell e Amerika në tokë !

Fahri Xharra
Nga Fahri Xharra

 

(( Reagim ndaj shkrimi: Ambasadori Lu nuk është Mesia, kot kapeni pas tij, kjo reformë është e
dështuar(Lubonja ))

“Vendi im (brenda dhe jashtë murit të Arbrit), është shqyer nga lakmitarë të pangopur, tradhtarë, gazetarë , gazeta , analist të pandershëm. Shqipëria ime është një vend i varfër, i vuajtur, i grisur në copa nga njerëz të pabesë. Shqipëria ime është një vend ku vetëm të përzgjedhurit e mediumeve marrin pjesë në “shtimungun” antikombëtar. Shqipëria ime dikur krenare, me pasuri të mëdha natyrore është shndërruar në një lypës. Në një anije që fundoset.” (Nga Aurel Dasareti )

Shqipëria po zhytet ne antiamerikanizëm.
Fatos Lubonja , maestro i intrigave antishtetërore anti kombëtare e quan kërkesën për reformë në drejtësi “një skenar që nuk dihet se ku mund të na çojë, por sigurisht jo në më shumë drejtësi por, pas shumë gjasash, në një drejtësi edhe më të komprometuar dhe më të korruptuar nga pushteti”.
Shqipëria ime dikur krenare, me pasuri të mëdha mendjesh është shndërruar në një lypës të tradhtisë kombëtare . Në një anije që fundoset.
Fatos Lubonja është si ai sendi i lopës tek kasapi ; “as me mish e as me lëkurë”. krejt dika tjetër në bëllogun e kombit aty ku qelben dalat nga të brendshmet e lopës pas punës së kasapit/

Në shkrimin e botuar tek Panorama, Lubonja ironizon ambasadorin amerikan Donald Lu duke e quajtur “Mesia” dhe mbështetësit e aksionit të tij për reformën e përfolur si “infantilë” por edhe si “rrufjanë”
Duhet vetëm ironizuar , duhet vetëm të prishë nismet e mbara; ky është Lubonja i mediave të Shqipërisë. Ky është Lubonja , fatkeqësia e porositur kombëtare.

Një njeri i parapëgatitur në “ burgjet’ e Enverit për destruktivitet është gjallë, me rroga të mëdha dhe me pasuri të madhe ; i cili me aftësitë e tija e luen klounin e dirigjuar dhe i çet hihe dhe mjergullë çdo gjëje sipa porosive.
“Ne e prisnim Mesian. Mesia erdhi.” erdhi Amerika dhe mirë që erdhi . erdhi Amerika dhe qoft e bekuar tërë jetën se na kishin qelbur referatet partiake ( të shkruara nga Lubonjat e “burgjeve” ).

Erdhi Amerika , por si nuk shkon asnjëherë që 25 vjet ky intrigues anti i historisë kombëtare , anti i jetës shqiptare dhe super annti i ardhmërisë së ndershme shqiptare.

Dhe mendimi që më ka ardhur më shpesh ndërmend është: mos vallë që nga ajo kohë (1991) e këtej në vend se të piqemi e të bëhemi më inteligjentë jemi infantilizuar e debilizuar edhe më shumë?- pyetet Lubonja në shkrimin e tij të porositur . Sigurisht që njeri bëhet debil duke e lexuar këtë fundrinë shqiptare ( nëse është ?)
Stili isisian antiamerikan i Lubonjëe e nxjerrë në pah “demoralizimin” e tij ““…Megjithë respektin që kemi ruajtur për mjaft vlera të demokracisë amerikane kemi pasur po ashtu mundësi të shohim se jo çdo gjë shkon si në më të mirën e botëve në SHBA. Kemi parë se brenda vendit amerikanët kanë gjithnjë e më pak besim në institucionet e tyre pasi gjithnjë e më shumë jetojnë në një sistem që politologu amerikan Colin Crouch e quan postdemokratik – ku 1%-shi ka më shumë peshë në vendimmarrje sa 99 %-shi. “ Sa i “madh” që është ky skelet is ë tashmes shqiptare.
Me çfarë dhembshurie shprehet i porosituri Lubonja ( i porositur nga kush ? ):”Kemi parë se duke dashur të eksportojnë demokracinë (ose të paktën duke përdorur këtë parullë) amerikanët kanë shkaktuar katastrofa të vërteta në Lindjen e Mesme si në Irak, Afganistan, Siri, Libi. Por edhe në politikat në Shqipëri kemi parë se shpesh nuk kanë shkëlqyer. “

“Eruditi” i Shqipërisë nuk do të mendohet shumë sepse: “Pa hyrë në hollësira, pra, dua të them se kemi pasur goxha material për parë me mendje më kritike edhe angazhimin e tepruar të Lu-së për reformën në drejtësi “
Kur e gjithë bota përparimtare i kërkon Shqipërisë reforma në drejtësi Lubonja ngre pyetjen “përse atëherë gjithë ky ekzaltim për çdo fjalë që nxjerr Lu nga goja?”. Dhe përgjigjet: “Pjesërisht mendoj se infantilët që, si miku im i atëhershëm, vazhdojnë të presin Mesian, kapen si i mbyturi pas fillit të kashtës tek shpëtimtari që vjen nga jashtë. Kurse kur vjen puna për politikanët dhe mediet këtu mesianizmi i Lu-së duhet parë ndryshe. Këtu s’kemi të bëjmë vetëm me infantilë, debilë apo naivë. Këtu kemi të bëjmë edhe me rrufjanë që e dinë shumë mirë se ambasadori funksionon prandaj duhet përdorur, veçanërisht për të manipuluar infantilët…” Mjerë shqiptari i shkretë që e lexon këtë ‘fontanë” qelbësirash !
“Përndryshe, shumë shpejt pas Lu-së, si infantilët dhe rrufjanët do të fillojmë të presim një tjetër mesi amerikan me tjetër emër – e përfundon shkrimin e tij “eruditi “ Lubonja me një ndellakeqje për vendin e tij.
Ndoshta edhe është i sigurt se çka flet , se dreqi e di se i kujt është ky bastard.

31.12.15
Gjakovë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close