Në ditën para se të bie perdja e vitit 2015 (Gjilan)

Në mes ankthit,dëshirave,papunsisë,pasigurisë,momenteve të pakta të krenarisë,por me shpresën kokëfortë alla shqiptarçe vazhdojnë rrugëtimin drejt vitit që pason këta bij e bija të Shqipes.

Mu në cepin e skajshëm të dhjetorit nën diellin që shkëlqen,ftohët po pa një fluskë të vetme bore,rri kali lidhur për karroce në mes qytetit dhe pret myshterinjtë që nuk vinin ti ja rëndojnë shpinën,dhe nuk i bënte përshtypje nëse i kishte afër dy “partnerët” e tij të cilët veshur babadimërçe prisnin ndonjë euro duke mërdhirë.Një koncert fëmijësh para teatrit thua ti kot s’koti sepse më shumë kishte nga ata që këndonin në binë se sa të tillë në publik që i ndëgjonin ,e njerëzit shkonin e vinin dhe s’qanin kryet për asgjë,e as për për petardashitësit që të lusnin të blije një sepse nuk u doli si e menduan!Do thoshje ti nëse i përcepton në shikim të parë.

Kafenetë e mbushura plot dhe ku s’gjeje vend edhe po të prisje në rend,marketet e mbushura nga ata që blenin dhe shoqëruesit e bollshëm të tyre dhe parkingjet ku nuk kishte vend për makinat që vinin pa pushuar rrugëve të qytetit dhe atyre anësore dhe telashet e stresit si dhe kokëfortësia dhe gatishmëria e njeriut tonë që për një vend parkimi tia thyej hundën tjetrit të linin përshtypjen se ky popull nuk ka hall tjetër përveq mënyres se si ma së miri ta pres vitin që po i vie dhe do ti gjej me një mijë halle e probleme e ka mundësi që ti shtohen edhe ca të tjerë.

…Por për të festuar duhet festuar se për të tjerat shohim e bëjmë!Gëzuar.

proinformacion.com/Xhelil ARIFI

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close