Kosova pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë

PRISHTINË,  2 Janar /ATSH-B.Jashari/.-Finalizimi i marrëveshjes me kompaninë amerikane Contour Global, në cilësinë e investitorit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, është suksesi më i madh i vitit në fushën e energjisë, ka deklaruar ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

energjia

Në konferencën për shtyp përmbyllëse për vitin 2015, ministri prezantoi arritjet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe sfidat me të cilat u përball. Ai vuri në dukje se energjia dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimeve janë dy nga sektorët strategjikë ku ka pasur zhvillime të rëndësishme.

Duke folur për sektorin e energjisë, Stavileci tha se marrëveshja e arritur për  termocentralin “Kosova e Re” ka rezultuar të jetë alternativa më e mirë, e cila balancon në mënyrën më të mirë të mundshme objektivat qeveritare, sigurinë e furnizimit me energji dhe çmime të përballueshme.

“Është një njësi prej 500 MW, investim prej 1 miliard euro, që është investim i huaj direkt, me pjesëmarrje të kapitalit të një investitori privat dhe me kontributin e institucioneve ndërkombëtare financiare”, tha Stavileci, duke vënë në dukje se furnizimi jostabil me energji po i shkakton biznesit humbje deri në 300 milionë euro në vit.

Më tej, kreu i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik theksoi se finalizimi i pjesës kosovare të Interkoneksionit 400kV Kosovë-Shqipëri është suksesi i radhës në këtë fushë, nga i cili pritet të kursehen 200 milionë humbje që janë shkaktuar ndër këto vite, derisa e bën më të pranueshëm ndërtimin e  termocentralit “Kosova e Re”.

“Me këto projektet Kosova është pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë”, tha ai. Sa i përket efiçiencës së energjisë, Stavileci bëri të ditur se kanë nisur dy projekte, njëri me Bankën Botërore, për zbatimin e masave të EE në ndërtesat publike dhe tjetri me KfË dhe kornizën e investimeve të Ballkanit Perëndimor WBIF ku janë të përfshira ndërtesat e institucioneve lokale. Gjithashtu, ai tha se është lançuar studimi i fizibilitetit për themelimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë, i cili do të jetë në dispozicion edhe për sektorin privat dhe publik.

Ministri Stavileci tha se zhvillimet politike kanë sfiduar punën e institucioneve, por është arritur që objektivat kryesore të ruhen të paprekura nga ndikimet. /a.ke/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close