Shqipëria,Kosova dhe Mali i Zi intensifikojnë  bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Shqipëria,Kosova dhe Mali i Zi intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

ATSH/.-Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti në takime të ndara atasheun e mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, si dhe oficerët e lartë nga Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Malit të Zi, kolonel Zoran Boshkoviq, këshilltarin e ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi dhe nënkolonel Zivko Rakoçeviq.

Takimet e ministrit Berisha me oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Pritja e ministrit Berisha për oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së diplomatëve ushtarakë në Konferencën “FSK dhe Partnerët”, e cila mblodhi atashetë ushtarakë të vendeve partnere të akredituar në Kosovë dhe rajon./

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close