Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Ish prokurori Serb Vukčević,i cili del në pension Thotë se “Rasti i krimit në Qyshk para përfundimit,e ai i Dubravës,ishte krim i madh për të cilin nuk kishim kapacitet”

Prokurori i gjertanishëm për krime lufte i Serbisë,Vladimir Vukčević i cili pas 12 vjetësh në këtë datyrë ka dalë në pension,ka folur për punën e prokurorisë dhe presionet të cilat i ka pasë.
Në këtë kontekst hyn edhe pyetja drejtuar atij se si e komenton atë që kryetari serb Nikolić i kish porositur që të kenë kujdes se ku gërmojnë,dhe atë se si e komenton që një ministër e pret në aeroport një të dënuar në hagë për krime?Në të cilën ai përgjigjet se e tërë kjo tregon se si është situata momentale.Dhe se presionet më së paku shihen por presioni politik ka qenë i pranishëm për 12 vjetët e punës.

Çka është më e rëndësishme ai flet edhe për rastet me të cilat është marrë kjo prokurori e të cilat kanë të bëjnë edhe me ato të krimeve edhe në Kosovë.Rasti i krimit të forcave serbe më 1999, në Çyshk që bënë “Çakallët” është para përfundimit,si dhe ai i Srebrenicës.Ndërkaq për rastin e Dubravës ,ai thotë se ai është krim i madh,dhe se për të nuk kishin kapacitet.

Ai flet edhe për beretat e kuqe të Arkanit dhe thotë se e “kemi shqyrtuar dhe punuar,por në fund dhe se tani është sjellë urdhëri për hetim .Në rastin e vëllëzërve Bytyqi punojmë që nga ditët e para,por nuk është faji ynë pse s’ka përfundu,ne e kemi kry tonën por ata të tjerët nuk e kanë kry.Dhe se po të kishim dëshmi kundër Goran Radosavljević Guri ai nuk do shetitej lirshëm rrugëve të qytetit.”

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close