“Enterococcus faecalis” – bakterjet antishqiptare !

Fahri Xharra

Nga Fahri Xharra

Gjakovë 03.01.1


 

Nuk e di as vet se si më erdhi në mendje të bëj një krahasim të infektimit mendor të shoqërisë sonë shqiptare, me një infektim trupor që vjen nga një bakterje e quajtur Enterococcus faecalis. E gjeta ngjashmërinë në shumë aspekte .
Të shkojmë radhazi . Enterococcus faecalis është një bakterje gram-pozitive ,e pa lëvizshme dhe e rrumbullakët . Kërkoj falje nga mjekët që po iu ndërhyjë në shkencën e tyre ,por kjo m`u duk mënyra më e mirë të shpjegoj dhe të godas një infektim shoqëror,nga një baktere e njohur.


Enterococcus faecalis ,shkurt” koki” ,mund të gjendet i vetëm apo në çift që më së shpeshti haset në zorrën e trashë të njeriut. “Koki “mund të krijon infektime të cilat mund të jenë kërcënuese edhe për jetën.
Si mund t`a përshkruash qëndrimin mohues ,nihilist i disa individëve nga disa rangje të shoqërisë shqiptare përpos se një infektim nga një Koki .
Është për tu habitur një frymë e tmerrshme që i ka pushtuar historianet shqiptar ,për të gjetur tek çdo monument të kombit “njolla të zeza”(A.B.) Nga iu vijnë idetë për të njollosur çdo gjë të vlershme të kombit ? Sigurisht që” Koki” iu është futur në trup dhe si baktere e tillë që është,sjellë infektime të mëdha në të tërë kombin.
Mandej në literature lexova:” Kolonitë e baktereve Enterococcus Faecalis shumohen dhe jetojnë në nëpër zorrët e të gjithë njerëzve ,menjëherë pas lindjes së tij,por shndërrohen në sëmundjeprurëse (patogjene) në raste të caktuara që i kalon njeriu. E njëjta edhe me “Kokit” e shoqërisë shqiptare . Mu atëherë kur jemi më të nevojshëm të kemi një shëndet të plotë për një ardhmëri e cila na ballafaqon ,kolonitë e “koki”ve tonë fillojnë të rrëmbejnë pjesën më të ndritshme të historisë sonë ,të të mëdhenjve tonë që kanë krijuar epoka,e që krijojnë nderë për kombin ,dhe në mënyrën më tinëzake e gërryejnë shëndetin e kombit me të gjitha infektimet e mundshme.
“Simptomat e Enterococcusve ,janë ethet ,infektimet e kanaleve të urinës,gjer të infektimet me plagë të hapura.. Simptomat tjerë janë edhe ulja e shtypjes së gjakut, rritja e rruazave të bardhe në gjak ,frymëmarrja e shpeshtuar dhe konfuzioni mendorë”
Çfarë bashkë rastësie me gjendjen e shoqërisë sonë mbarëkombëtare.?
Nëse dikush e kërkon ndërrimin e historisë ,a nuk shkaktohet konfuzion në mendjet tona?

Nëse dikush e mohon prejardhjen shqiptare të Skënderbeut dhe Nënës Terezë ,a nuk të shkakton ,ky mohim ,një shpeshtim të frymëmarrjes ?,shpeshtim i cili nuk të lë ngihesh frymë.? Kur ulet shtypja (presioni) e gjakut ,njeriu rrezikon të mbetët pa jetë,dhe mohimi i vetvetes nga mohuesi tonë,e që nuk janë të pakët në numër,po na e rrezikon jetën e kombit dhe njohjës ndërkombëtare të tij.
“ Enterococcus faecalis ,është një bakter me aftësi të madhe qëndrueshmërie. Prap ,krahasimi i mrekullueshëm me “kokit” tanë. Të mshehur në njëqind mënyra, të tjerët të treguar si luajal të çdo regjimi, të tjerët të rezistueshëm nëpër burgje me vjeta,të tjerë duke i ç’frytëzuar të mirat dhe më të mirat e shoqërisë me grada universitare dhe akademike,sot e gjetën trupin tonë ,falë një klase të pa aftë politike për për ballafaqim me rreziqet e mëshefura e gjetën shoqërinë tonë pa imunitet ndaj sëmundjeve ,pa qëndrueshmëri ndaj baktereve dhe”kokit” e filluan kolonizimin e tyre me të pavërteta ,me mohime,me shtrembërime,me nihilime.

Të gjithë po i shohim fanatizmat të nxitura nga jashtë të cilët në çdo moment e presin “ kohën e tyre”, të gjithë jemi të vetëdijshëm se një cunami është duke u përgatitur. Cunami nuk kalon lehtë e pa pasoja. Cunami është një dridhje toke e përzier me valë të mëdha e të larta deti, të cilat shkatërrojnë çdo gjë që hasin para vetit. S`di se po i flas disa gjëra të cilat të gjithë i dimë? Por Konica thoshte se pendimi i vonuar është i kotë. Pendimi i vonuar të jepë vetëm mundësi të pendohesh,asgjë më tepër.
Në rastin e ” kokëve”, normat morale përjashtohen nga rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste të të vepruarit..
Të nihilosh margaritarët e kombit, Kadarenë, Nënën Tereze, Gjergj Fishtën, Skënderbeun, të nihilosh çdo gjë të mbarë të këtij populli, nuk mund të quhet ndryshe vetëm se një idiotizëm i paramenduar me qëllime afatgjate antikombëtare të “kokëve”.
Kush jenë këta dhe kë përfaqësojnë me gjithë këtë egërsi dhe pse? Pse për qëllimet e tyre infektuese e mohojnë “që shqiptarët, duke u shkëputur prej Evropës, u vonuan apo humbën krejt në zhvillimin e tyre material, ekonomik, kulturor, qytetërues”? Pse e mohojnë që ajo kohë “na e humbi identitetin shpirtëror dhe kulturor”? E, tani, mundohen të na bindin neve dhe botën se gjëja paskam identitete të copëtuara dhe të izoluara shqiptare.
“Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre plogështojnë dhe shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata i kanë pushtuar…dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon). Dhe me këtë pak a shumë shpjegohet qëndrueshmëria e skajshme ne “dokrrat “e tyre.
Studiuesit e gjenetikës kanë ardhur në përfundim se bakteri i lartë përmendur është aq i qëndrueshëm ndaj shumicës së antibiotikëve falë fluiditetit te përbërësve gjenetik të tij,dhe në këtë mënyrë e kanë një aftësi të madhe të ndërrimit të ADN-së që iu shërben për rritjen e aftësisë së tyre infektuese dhe qëndrueshmërinë ndaj antibiotikëve ?

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close