E DI QË E DINI

Nga: Shaban Demiri


 

Sihariq… se ka rënë borë sot..!!! U zbardh…!!! Mbase nuk prish punë fare.
Edhe në facebook, kishte rënë borë. Ishte bërë bardh, në të gjitha anët. Mbase as aty, nuk prish punë fare.

borë

Por ajo që më së shumti më çuditi sot, (si në shumë bora të tjera) ishte faktsi se; përplot njerëz, banorë të shumtë që banojnë përskaj rrugëve magjistrale dhe atyre lokale, po largonin borën nga trotuaret e tyre. Konkretisht ata po mbledhnin borën gjithandej nëpër trotuare, duke e hedhur të tërën në mes të rrugës duke e vështirësuar edhe më tepër kalimin me automjete nëpër rrugët tona edhe ashtu të papastruara fare nga organet komunale. Shpesh herë automjetet në rrugë e shtyenin borën edhe ,,me dhunë’’ për shkak të grumbujve të borës në rrugë, të hedhur nga vet dora e këtyre njerëzve. Duket se ata ishin aq kokëboshë dhe të mjerë, sa që kishin harruar se bora në temperaturë prej -1 gradë C, nuk shkrihet..

Ky fakt prishte punë, dhe ky ishte tmerri i ditës
Po pyesja veten… a u ka mbetur këtyre njerëzve sadopak ,,logjikë në kokë’’….!!!

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close