Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Atëhere kur Nëna Tereze vizitonte Gjermaninë Lindore!

A e dinit se Nëna Tereze,shpesh vizitonte edhe Gjermaninë Lindore,derisa ajo egzistonte si shtet dhe njihej si vend me regjim komunist kukull i Bashkimit Sovjetik dhe pandan i shtetit tjetër gjerman të atij federal Perëndimor,aleat Amerikan.

0,Muther Teresa

Po Nëna Tereze në vitet e tetëdhjeta,disa here kishte qëndruar në Gjermaninë Lindore,dhe se gjatë këtyre qëndrimeve ishte përcjellë me kujdes nga shërbimi sekret policor ,famëkeq “Stasi”(Staatssicherheit ).Qeveritarëve nga Berlini nuk u ishin fort për qefi punët kishtare,shpesh ishin edhe armiqsor ndaj kishës,por ishin kurreshtar për mmysafiren e famshme ,sepse ajo vetëm se kishte fituar Çmimin Nobel për paqe më 1979.Madje dëshironin që vizitat e saj ti shfrytzonin për promovim medial duke i dhënë rëndësi musafires së rangut të lartë.

Në dokumentet e shërbimit sekret Gjermano-Lindor Stasi,mund të lexohet se zyrtarët nuk mund të dakordoheshin se si duhej shkruar emëri i saj.kështu që në disa akte e gjejmë me emërin “Mutter Teresa” dhe “Mutter Theresa”, “Mutter Teresia” por në të tjerat edhe si” Nëna Teresa motra e njohur indiane e nderit Mary Teresa Bojaxhiu” ose Mutter Teresa in der DDR (Nëna Teresa në DDR).

Thuhet se policia Gjermanolindore nuk e kishte të lehtë punën me Nënë Terezën.jo vetëm për atë se ajo ishte një motër nderi por edhe për shkakun se ajo shpesh dhe me kënaqësi ndrronte në momentet e fundit planet e saja.Vinte më vonë se kishte paralajmruar ose rrinte thjesht më shumë se që kishte paralajmruar.

Ardhja e saj është evidentuar në mënyrë precize nga STASI:Erdhi me Mercedes zyrtar të konsulatës Indiane,ndërsa DDR e kishte përcjellur me avionin e Interflug për Athinë.Në dokumente gjindet edhe urdhëri zyrtarëve kufitar “kalim i lirë i kufirit pa kontroll dogane”.Vizita e parë e saj në DDR ishte bërë nëvitin 1980.Me rastin e mbajtjes së mbledhjes së besimtarëve katolik Gjerman në Berlin,ku në kishën ku u mbajt takimi në mesin e 2544 njerzëve të zgjedhur nga STASI 115 ishin pjestar të policisë sekrete.

Sigurisht që policisë sekrete Gjermanolindor i interesonte parasëgjithash se me kë takohej Nëna Terze dhe se a jan ata “elementë kundërshtetror”.Dhe me çdo çmim duhej të fotografohej.Kur Nënë Terza kishte vizituar Chemniz i cili atëkohë quhej Karl Marks Stat,kryetarit të komunës askush nuk i kishte bërë me dije se do të vinte ajo.Dhe ky i shkreti,kur Nënë Terza veq kishte arritur në qytet,në panik kish shkruar sekretarit shtetror për qështje fetare për ta pyetur se çfarë duhej bërë.Ai ia kishte kthyer nga Berlni Shokut kryetar komune se “është në interes të lartë shtetror” që edhe ky të takohej me Nënën Tereze.Natyrisht Para kamerave televizive.
Të pakten të bëhej një foto e kryetarit me Nënën Terezë.Të cilën më pastaj agjensia shtetrore e lajmeve do e shpërndante në botë.Por atij në zyren e tij për vizitë nuk i shkoi Nëna Terezë por një motër tjetër nga rendi.Dhe kryetarit të komunës nuk i ngeli tjetër pos të marrë rrugë dhe të shkoj vet në manastirin ku gjendej Nëna Terezë,nën përcjellje të ekipit televiziv të TV shtetrore.Për të cilin takim pastaj raportojn medat Gjermanolindore se ishte një takim i <“përzemërt”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close