Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

TI NÂNA JEME, DRITA JEME!

Nga :Anton Berisha


 

Në pesëvjetorin e ndamjes prej nanës…


 

TI NÂNA JEME, DRITA JEME!

Njí ditë të acartë janari, pa zbardhur mirë mëngjesi e pa dalë drita, Ti Nâna jeme, “renkove e fluturove mbi re”.
Tash, n’ktë mjes kur bora ka zbardhë tokën, jam ulê n’gjunjë mbi varrin tand e t’babës, me lutje, fjalë e i përlotun po mundohen me shu mallin.

Âsht po ai lot e ajo dhimbtë e atij mjesi kur shkove. Pas pesë vjetëve, e kam kuptu se dhimbta ka me m’përcjellë deri sa të vij tek Ti, kurdo që na thërret Zoti.

N’ktë mjes, kur jemi në ktë qetësi, do të doja me m’përqafu shumë e me m’dhanë bekimin sikur që vetëm nâna din e mundet. Unë s’kam me harru kurrë pamjen e asaj dite kur po shkoje, me folë s’mujshe, e me dorë me dhe shenjë për t’u afruar, më ledhatove dorën e ftyrën, e ndjeva se m’the: t’du shumë, po shkoj, por kam me t‘dashtë edhe prej atje.

Më fale cdo gjë e për gjithcka që i falë dhe e falë nana fëmijën e vet. E ke ditë që qetësia jote m’çliron shpirtin. Shkove, ashtu si ishe tanë jetën, burrneshë e fisnike.

Ti nâna jeme, dashnia e dhimbta jeme. Ti drita jeme, që je fshehë atje naltë në qiell si ylli i Afërditës, e që du me t’pa e s’të shohë dot. Ti, pusho e qetë, e mos ma zë për të madhe. Ti e din se m’ke le mos me u dorëzue e me ecë në jetë ashtu si i ka hije njí burri. Vet m’ke msu e m’ke dhânë forcë. M’falê nânê, por ka momente si ky, lotët si ndali dot, as drithërimën e vajin e buzve. Kujtimi po m’kput shpirtin. Kambët s’më mbajnë, as trupi. Asht mjes i vështirë për mu. Më ndihmo nânë. Ndihmom si m’ke ndihmue. Mbledhma zemren që me asht bâ copê-copê. Mbledhma si ma ke mbledhê tanaherë, saherë qê jeta din me e thye – e ti pa e hetu unê, e ke ba bashkë e m’ke çelë rrugë. Ama dorën. Puthma ballin. Nâna jeme!

 

beri

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close