Zef Skiroi dhe Shqipëria

Zef Skiroi dhe Shqipëria

Fahri Xharra

Nga:Fahri Xharra

Romantizmi përveç si rryme letrare ai ne radhe te pare siç dihet ishte një lëvizje e madhe kulturore e cila synonte para se gjithash krijimin e identitetit kombëtar dhe doemos se strumbullari i kësaj letërsie është përpjekja për krijimin dhe ruajtjen e  identitetit kombëtar shqiptar ne rastin tone. Pa mëdyshje bartës te kësaj ideje me te drejte do te konsiderohej ne radhe te pare pena e krijuesve arbëresh te cilët fatin e tyre e kishin te lidhur me fatin e Shqipërisë. Kjo pjese vitale e kombit elita e saj me shume xhelozi ruajti idenë nacionale e cila u be kult për romantiket tanë.

Untitled

Zef Skiroi në veshje malësore

Letërsia romantike arbëreshe në thelbin e saj ishte kombëtare. Te secili autorë i romantizmit shqiptar, pa përjashtim, është evidente përpjekja për sendërtimin e idesë kombëtare, mesazhin që përçon ajo tek njeriu ynë. Shekulli XIX është përcjellë me ngjarje të mëdha në botën shqiptare, momentet historike do të pasqyrohen mjeshtërisht në letërsinë romantike arbëreshe e cila ishte promotor i çuarjes përpara të idealit kombëtar shqiptar. Romantizmi si formacion letrar, rreth vetes mblodhi autorë të cilët jo vetëm në krijimtarinë e tyre, po edhe në përditshmërinë e tyre ishin njerëz me ndjenjë të hollë, shpirt-idealistë, të cilët besonin në fuqinë dhe vullnetin e tyre, fuqi kjo e cila sigurisht do të ngrihej në stadin e saj më të lartë, falë krijimtarisë së përfaqësuesve të kësaj rryme letrare e cila njëmend u karakterizua me art, në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale
Zef Skiroi, u lind në Hora të Arbëreshëve më 10 gusht 1865, ka vdekur në Napoli, 17 shkurt 1927. Zefi ishte poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, dhe publicist i shquar arbëresh. Atdhetar i madh shqiptar, dijetar dhe koleksionist i traditave poetike arbëreshe, profesor i parë dhe kryetarit i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Institutin Oriental të Napolit, që marrin pjesë në mënyrë aktive në gjuhën shqipe. Ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar, ai është përfaqësuesi më i traditave arbëreshe letrare dhe kulturore të Sicilisë, të cilët lënë një dalje të gjerë letrare.

Në moshën 9-vjeçare ai shkroi një vjershë kushtuar Skënderbeut, duke hapur kështu sfondin e veprave të veta të mëvonshme. Studioi në “Seminar Shqiptar” në Palermo, ku u formua me traditën e kulturës shqiptare si dhe të asaj klasike (Dante, Servantesi, Gëte, Shileri, etj.). Më 1887 së bashku me Françesk Petën themeluan në Palermo revistën “Arbëri i ri” si dhe botoi përmbledhjen e parë me vjersha. Skiroi mbaroi studimet për drejtësi më 1890 dhe po këtë vit u emërua docent i letërsisë antike në “Liceun Garibaldi” të Palermos. Kur ishte vetëm 35 vjeç arriti të merrte vendin e titullarit të Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të hapur pranë Institutit Mbretëror Oriental të Napolit. Më pas ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në Napoli me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Jeta e tij do të rëndohej shumë nga vitet e fundit, veçanërisht me vrasjen tragjike të djalit të tij, Minos, si viktimë e një intrige politike më 1920. Më 1925 mbajti një konferencë për të nderuar kujtimin e mikut të vet Luigj Gurakuqi, që u vra atë vit në Bari.

Vdiq në Napoli më 1927, i nderuar dhe i respektuar si personalitet i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Në historinë e letërsisë shqiptare Zef Skiroi është shquar si poet, prozator, dramaturg, folklorist e studiues. Veprimtaria letrare- Veprat më të njohura poetike te Zef Skiroi janë: “Rapsodie Albanesi”më 1887, “Mili e Haidhia” 1891, “Kënkat e luftës”1897, “Te dheu i huaj”më 1900, “Këthimi” 1916-17, “Mino” 1923 etj.
Më 1920 , në ballafaqim me komunistët, iu vra djali Mino, ngjarje kjo , që e dërmoi shumë.
Më 1890 u largu për të studiuar drejtësinë në Universitetin e Palermos. Më 1890 emërohet drejtues i Katedrës për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Napoli. Në vitin 1912 udhëtoi për në Shqipëri. Dy vite qëndroi në Shkodër, ku u njoh më për së afërmi me botën shqiptare dhe me atdheun e të parëve. Lidhur me këtë udhëtim hartoi veprën poetike “Kthimi”(1916-17).
Të shkruash për Zef Skiroin është shumë pak. se pse në kohën e ti ishte shumë i madh.
Rilindja kombëtare tek arbëreshët e Italisë të mbushë energji të madhe e sidomos sot kur po ballafaqohemi me probleme ndoshta edhe më të rënda të identiteti shqiptar . Shqipëria ishte e robëruar ; sot i kemi dy shtete shqiptare por në pikëpamjen nacionale sikur mos ta kishim asnjë .
Referencat :

-http://www.radiokosovaelire.com/?nav=80,2&id=29648
-Idete letrare dhe letersia romantike arbereshe Nga Ilir Sefaj
– Jahë Sadrija: Zef Skiroi (1865-1927)- Jeta dhe vepra
-Foto e Zef Skiroit ( via Çezar Ndreu )

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close