Me Fan S. Nolin për Kosovën

12483556_1088050047895261_2064354322_n

Nga Fahri Xharra

06.01. 15 Gjakovë


“Ku e lam’ e ku na mbeti Kosova ? – e pyeta të madhin , në ditëlindjen e tij , dhe ai pa pritesë :
“Ku e lam’ e ku na mbeti, vaj-vatani e mjer mileti, anës detit i palarë, anës dritës i paparë, pranë sofrës i pangrënë, pranë dijes i panxënë, lakuriq dhe i dregosur, trup e shpirt i sakatosur.” Po kush të la në këtë gjendje Kosovë e mjerë ? Dikur Fan S. Noli thoshte: “A te duhen luftëtare? Dhe arratinë armiku te marre? A do botes ti vesh zjarre? Merr nja dhjete kosovare.”
Dhe kështu i dinim , dhe kështu ishin. Por : se ç’e shempnë derbederët, mercenarët dhe bejlerët, se ç’e shtypnë dallaverxhijtë, se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë, se ç’e pren’ e se ç’e vranë,” Pse ?

nol

Kosovës i duheshin” Trima te forte e malësore ,fort bujar e burrëror “ ; Por ç`pamë më vonë: “na dolën do sharlatanë, qe lëpihen ne çdo sahanë ,qe përçajnë vatan ,Kemi sa te duash në çdo anë
Ne nuk e dinim se  “ na dolën njerëz për aheng ,për tryeza e jo për kuvend

Sa fatkeqësi që nuk gjetëm : Njerëz te zgjuar me lezet qe i gjen ne çdo anë qe te bëjnë muhabet
që të janë mjeshtërit e vërtetë ; Dhe populli thotë : “Çirem, digjem i vrerosur, sakatosur, çarmatosur, as i gjall’, as i varrosur, pres një shenj’ e pres një dritë, pres me vjet’ e pres me ditë, “ ( u bënë 16 ) se ç’u tera, se ç’u mpaka, se ç’u çora, se ç’u mplaka, Këta kosovarë burra te zote, qe dikur kane bere barot, se i njeh gjithë vendi mbare , nuk bëjnë tjetër veç për xhandar

Ç’thotë’ ajo Kosovë e gjorë,-Mbretëreshë pa kurorë-Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar, Shpirt e zëmër përvëluar; Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!”Mbahu, Nëno, mos kij frikë ,Se ke djemtë n’Amerikë. Se nuk na duhen “ ca budallenj , ca gomarë e ca kopuk, hajdut kaçak e batakçinj” Nuk na duhen gënjeshtar, Matrapaz e koke thare, Kripen ta shesin për fare , vetëm për të qenë të lare .
Ne nuk donim :: burra llafazanë, qe çudisin gjithë dynjanë ! Qe rrinë tere ditën rrugës
nga këta i gjen` sot në Kosovë ; dhe gjithashtu me tha : aty gjene koke palare kryengritës dhe gomarë
Qe punët te shkojnë vaj shko e merri e mos qaj : Do ministra të lazdruar se mbahen burra për mend duan kudo te jene te pare, ne mexhlis e ne kuvend.

“Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë borgjezie. Këtu bujku është më aristokrat se aristokrati dhe aristokrati i ri më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për partitë tona të cilat mbahen sot në fuqi prej aristokratëve të rinj nga “oxhakët” më të vjetër, dhe se anëtarët e saj lëvdohen se kanë rrënjë të thella aristokracie
Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

Këtu brenda një dite si me magji tradhtari bëhet patriot dhe patrioti tradhtar. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të madhej ata që kanë luftuar për

Këtu idealet e shtrembra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të ndritshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këputesh që
mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë.
Herodoti tregon se në betejën detare të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëherë e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë,
atëherë e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti
përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i
vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close