Si fëmijë të lënë pasdore,dhe të mohuar,të rritur yje!

Ka shumë raste kur një person i “Mohuar” nga të afërmit apo rrethi ka arritur ma vonë gjatë jetes së tij të bëhet një figurë e shquar publike.
Thuhete se charles bukowski ,një shkrimtar,poet-novelist i njohur në tërë boten,ishte quajtur dështak nga i’ati kur ai ishte i ri dhe se ai nuk do të vlente dhe nuk do të arrinte fare asgjë në jeten e tij.

Edhe symboli i njohur i kinematografisë amerikane marilyn monroe kishte vështirësi të mëdha në fëmijërinë e saj.Ajo nuk e kish njohur kurrë babain e saj,ndersa nëna e saj ishte një person e cila ishte psiqikisht jo stabile.Për këtë shkak ajo nuk ishte në gjendje me e rritë vajzen,dhe ikona e Hollywoodit ishte dashur pjesen ma të madhe të jetes së saj ta kaloje nëpër jetimore ose familje të cilat janë kujdesur ose e kanë ushqyer.
Kur ajo ka mbushur 11 vjet strehim i ka ofruar një shoqe e mamasë së saj,por e cila pas pesë vitesh e ka larguar nga shtëpia ,gjë e cila siç duket e ka shtyrë Monroen që të martohet për komshinë e saj në moshen 16 vjeçare,vetëm të mos kthehej në jetimore.

Jackie Chan një aktor i madh i filmave exotik -kungfu nuk kaloi ma mirë.U lind me 5.5 kilogramë, që ishte arsyeja pse nëna pas lindjes e quajti atë një gjyle topi. Prindërit donin ta shisnin atë tek një mami për 26 dollarë si fëmijë. Kur ishte shtatë vjeç, prindërit e tij u shpërngulën në Australi në kërkim të punës dhe e lanë atë në mëshirën e fatit në vendin e tij. Mësuesi ia theu hundën në shkollë me kallamishte, e cila më vonë e nxiti atë të fitonte njohuri themelore të akrobatikës, aftësive luftarake dhe, në fund të fundit, teknikave të aktrimit. Sapo mbaroi shkollën, mori ofertën për të luajtur në shtatë filma dhe sot ai është një nga yjet më të mëdhenj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close