Ambasadori i Francës në Prishtinë,Chabert>Kosova dhe Serbia të arrijnë pajtim si dy shtete fqinje

ATSH/.- Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, deklaroi sot se Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë përpjekje për të arritur pajtim të plotë si dy shtete fqinje dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane.

Me rastin e përvjetorit të 99 të armëpushimit Ambasada Gjermane dhe Ambasada Franceze në Prishtinë bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule tek pllaka përkujtimore e viktimave të rëna gjatë kësaj lufte në varrezat e ortodoksëve në Arbëri.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe ai britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Diplomati francez tha se “Franca dhe Gjermania kanë gjetur rrugën e vëllazërimit dhe paqes, duke i mundësuar Evropës të ndërtojë një të ardhme të re, e cila nuk i harron vlerat universale të të drejtave të njeriut”.

“Sot një luftë mes këtyre dy vende është e paimagjinueshme”, tha Chabert duke shtuar se Francën dhe Gjermaninë i lidh vizioni i përbashkët i një Evrope të fortë.

Ai u shpreh se “dialogu është kudo dhe gjithnjë një domosdoshmëri dhe duhet të zhvillohet në një frymë konstruktive dhe të hapur. Kjo është rruga që duhet të marrin dy shtetet, që janë ndarë kohët e fundit, Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë përpjekje për të arritur pajtim të plotë si dy shtete fqinje, plotësisht sovrane, të gatshme të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane”.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt u shpreh se sot jemi bashkuar për të vrarët e të gjitha luftërave veçanërisht të vrarëve në Luftën e Parë Botërore.

Diplomati gjerman nënvizoi se “lufta në Kosovë ishte angazhimi i parë i armatosur i ushtrisë gjermane përkrahë aleatëve të saj. Në këtë vend u desh të krijohet paqe, pasi ajo ishte thyer nga ana tjetër. Për këtë arsye, ne evropianët pa patos të shtirë qëndrojmë pas nevojës për mbrojtje të vlerave tona në aleancën transatlantike”.

Nënshkrimi i armëpushimit në Compiègne, më 11 nëntor 1918, i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore./k.s/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close