Investime për rritjen e numrit të turistëve në Kosovë

ATSH/.- Në Kosovë gjatë viteve të fundit është rritur fluksi i turistëve gjatë dimrit, falë edhe investimeve në Brezovicë, Bogë dhe Brod, ku vizitorët më të mëdhenj nga jashtë vendit janë nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Por për tërheqjen e sa më shumë vizitorëve duhen ende investime që vendi të jetë edhe më atraktiv, deklaroi kryetari i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti.

Sipas tij, për fat të keq nuk ka një statistikë të saktë se sa turistë e vizitojnë Kosovën brenda ditës, javës apo muajit dhe nga vijnë ata.

“Por, vendi ynë ka vizitorë të shumtë dhe nëse llogariten edhe emigrantët tanë, atëherë mund të thuhet se vendin tonë brenda vitit e vizitojnë 1.7 milionë njerëz”, tha Hoti për RTK 1.

Duke folur për pikat turistike të Kosovës, Hoti tha se “të gjithë e dimë se si ka shkuar procesi në aspektin institucional. Por, te sektori privat është punuar jashtëzakonisht shumë në infrastrukturë, në hotele, në bujtina, apo te krijimi i kushteve sa më të mira për vizitorë dhe në këtë aspekt është bërë një punë shumë e mirë. Ndërsa sa i përket pjesës së Brodit, edhe aty kryesisht është bërë investim privat. Investitori ka bërë një ambient të përshtatshëm, të cilat janë kushte të volitshme për kalimin e dy apo më shumë ditëve pushimi të sezonit dimëror. Nuk diskutohet se edhe në Rugovë kemi një ngritje të kapaciteteve, duke pasur parasysh edhe pjesën e bujtinave dhe pjesët tjera, të cilat kërkohen për zhvillimin e turizmit dimëror”.

Hoti u shpreh se kemi kërkuar si nga niveli lokal edhe ai qendror të bëhet më shumë në aspektin e turizmit dhe ai të jetë prioritet, pasi zhvillimi i turizmit ndikon edhe në zvogëlimin e numrit të punësuarve.

“Asnjë qeveri deri tani nuk e ka pasur prioritet turizmin dhe për këtë arsye kemi mbetur këtu ku jemi. Komiteti i turizmit ka kërkuar nga qeveria që ta ketë prioritet turizmin dhe të ndahet buxhet i posaçëm për zhvillimin e turizmit, pasi ky është një segment që i kthen investimet”, tha Hoti.

Republika e Kosovës ka burime të mjaftueshme për zhvillimin e disa llojeve të turizmit, të cilat mund të shfrytëzohen si vende atraktive për turistët, si vendorë, ashtu edhe ata ndërkombëtarë. Rajoni qendror turistik i Prishtinës, ai i Alpeve Shqiptare, rajoni turistik i Sharrit, i Mitrovicës dhe ai i Anamoravës, konsiderohen si pesë rajonet kryesore turistike në Kosovë.

Sipas hulumtimeve që kanë bërë organizata të ndryshme joqeveritare, Kosova me një sipërfaqe prej mbi 10 mijë kilometrash katrorë, zotëron 1 mijë vende, të cilat konsiderohen atraktive për t’u vizituar. Media të ndryshme ndërkombëtare, kanë rekomanduar Kosovën si vend që duhet të vizitohet, duke rekomanduar që të vizitohet Brezovica, Bjeshkët e Sharrit, Maja e Lubotenit, Burimi i Drinit, Liqenet e Mirushës, Gjeravica, Novobërda si dhe Gryka e Rugovës/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close