Shqipëria dhe roli i saj maternalist ( amtar )

Nga:Fahri Xharra


 

Një ëndërr e vjetër e kurrë e arritur që të kemi një Shqipëri – mëmë për bijat e saja që mbeten jashtë saj më duket që do të mbet gjithmonë vetëm ëndërr. Kur të shkon mendja në një mendim të tillë ,të duket aq e pa arritshme sa mundësia të preksh Hënën me duar tuaja pa u larguar nga Toka.

2016-09-1--23-46-21
Edhe nëse e analizon çdo detaj të historisë sonë, askund nuk mund ta gjesh një syqkë të vetme për të nisur thuerrjen e ardhmërisë me kërrabat tona. Na duhet kujdesi amtar i Shqipërisë . Por kot ! Roli maternalist i saj kishte me qenë një udhërrëfyes për neve që jemi në trojet tona etnike ; por që për ditë e më shumë po ç`thurremi në mjegullat e sajuara për turbullimin e mendjes sonë .
A ka mundësi për një Shqipëri maternaliste , nga e cila mund të merrnin këshillat e tutjeshme për një mirëvajtje kombëtare? A ka mundësi për një Shqipëri-mëmë e cila së paku të derdhë një pike loti për shkretërimin tonë mbarë kombëtar? A ka mundësi për një Shqipëri të zonjën për mbikqyerjen së paku prindore ( parentale ) ndaj bijave të saj . Nuk po kërkoj bashkim kombëtar se nuk mblidhen një grusht pleshtash; por po kërkoj një kujdes të veçantë të Shqipërisë ndaj nesh .
Por , jo . Është e pamundur të kërkosh një gjë të tillë nga një mëmë e cila thuaja se ka dëgjuar nga të huajt se është nëna e jonë. Është e pamundur të kërkosh një gjë të tillë e cila e shikon vetën në pasqyrën e huaj dhe as që i ha palla për bijat e saja.
Ore , kjo mëma e jonë nuk ka kohë të kujdeset as për vetvete e lere më të ngarkohet me diçka më shumë. Së pari djemtë e saj i ka jo të kujdesshëm ndaj mëmës_Shqipëri . Ajo nuk ka shpresë , ajo nuk ka ardhmëri. E shihni se shqiptarët e shqiptaret të shkapërderdhur në parti të ndryshme , ne interesa te ndryshëm ,ne hajni të ndryshme , ne fe të ndryshme ,në armiqësi të ndryshme , në shkolla jetësore të ndryshme . Deri kur ?

E kam nga zilia ,që Serbia ashtu dhe ashtu shtet gati i dështuar po ka mundësi edhe morale , edhe materiale edhe organizative edhe me këmbëngulje dhe me fytyrë për ti mbrojtur serbët e Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës, Sanxhakut, Maqedonisë , Kroacisë dhe është qendër e fortë graviteti për të gjithë serbet e diasporës nëpër botë . Historinë e saj e përkrah edhe serbi më i vogël (për nga mosha) ; Kisha e saj pravosllave është më serbe se vet serbi , ajo i rri përballë çdo stuhie antiserbe.

Po ne shqiptarët . me të vërtetë dukemi se kemi ardhur nga një planet dhe se mendjen e kemi vetëm aty se një ditë do të ikim nga këtu. Mos o zot !

09.01.16
Gjakovë,
(xharraf@gmail.com )

 

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close