Thjesht,s’po e kuptoj përse!!??

Rreth rrotullimi është gjë e mirë dhe e domosdoshme që është bërë aty mu në qender të qytetit,Gjilan.Edhe ajo hapësira gjelbruar në mes me lule që të duken ,verës sikur jan statike të plastikës e jo diçka natyrore në rregull është.Por kjo rrethoja e hekurit tani nga na doli dhe pse është aty?!!

gjilan qender

Unë nuk e di idenë qëllimin e atyre që e kanë vendosë aty,por mua si një qytetarë që kalova atejpari dhe e pashë menjëherë ma ngjalli pikëpyetjen pse!?Pse është vendosur ajo aty?Të jetë se ajo rrethojë i jep nuancë estetike asaj hapësire,mua nuk më duket të jet ashtu dhe kujt i duket se po atëhere lirisht le të menojnë edhe njëherë për konceptin e tij dhe ai njeri as që meriton ta drejtojë atë sektor që e ka menu dhe ideu këtë gjë!Aso fare rrethojash i vendosen noj ballkoni apo noj objekti tjetër të cilit i shërben që ta mbrojë personin që të mos bie nga objekti,dhe kryesisht qëllim mbrojtje.Po ky këtu,po i mbronë lulet dhe barin nga shkelësit?Unë s’kam pa njerëz që shkelin dhe futen aty edhe kur s’ka pasë rrethojë.Po, unë kam parë qen endacakë që bënin “mrizin e ditës verore” aty në atë hapësirë,dhe të jet kjo arsyeja!Se besoj ,sepse ata është dashur që ti eleminojnë s’pari qenët endacak.Po,shkojmë tutje.S’ma merr menja që ka noj arsye të shnoshë pse vendoset rrethojë hekuri aty ,përveq nëse nuk është dashtë që ti thuhet opinionit se ja ne po bëjmë diçka.Po punojmë.E kur dihet se në Gjilan ka shumë për tu bërë e nuk po bëhet.

 

Xhelil Arifi/proinformacion.com

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close