Ndërroi jetë Feriz N. Rrahmani, nip i Mulla Idriz Gjilanit …

777

Nga Tefik selimi     Gjilan, 10 janar

Mësuesi i fshatit Përlepnicë, Feriz N Rrahmani, nuk jeton më. Ai ka shkuar në botën tjetër. Ka shkuar në përjetësi. Ky mësues i një kohe edukoi shkollarë dhe, kur erdhi lufta e viti 1999, ai u gjend me disa vendas në Irlandën e largët si refugjatë. Aty u gjend dhe, edhe sot e kësaj dite nuk u kthye më në Përlepnicë. Por, sa herë vinte koha e pushimeve, ai vinte dhe e vizitonte familjen e tij të gjerë. Ishte njeri urtak, fjalë ëmbël, por edhe punëtor e njeri i ndershëm, por edhe atdhetar. Ai ishtë nip i të madhit hero të kombit, Mulla Idriz – Gjilanit. Baba i tij, Nazif Rrahmani qe luftëtar i madh i kohës së luftërave që bënte Mulla Idriz Gjilani.

Feriz N. Rrahmani nga Perlepnica i ndjere

Ai (Nazifi) vdes afër fshatit Ponesh, ku varri i tij as sot e kësaj dite nuk është gjurmuar tek një arë afër pishinës së këtij vendi afër rrugës Gjilan- Prishtinë. Ferizi, sa herë vinte nga Irlanda e largët nuk la vend e “kuvend” pa hyrë e pa e qarë hallin që kishte për zhvarrimin e eshtrave të babait të tij dëshmor. I dhimbsej babai i tij, i cili, sa ishte Kosova nën okupimin serb, askush s’pati guxim të bisedojë për veprimtaninë atdhetare të Nazif Rrahmanit. Ishte kohë e nderë. Shkoi Ferizi në botën tjetër e kurrë nuk e hoqi nga mendja zhvarrimin e eshtrave të babait të tij, Nazifit ku edhe sot gjenden në një arë serbi afër Poneshit. Askush nuk i doli në ndihmë sa ishte gjallë për zhvarrimin e eshtrave të babait të tij, Nazifit, të cilit i deshi ti shohë në varrezat e dëshmorëve në Gjilan. Andaj, disa herë autorit të këtij shkrimi i shtonte se, nuk do të mbyllen sytë pa e parë zhvarrimin e eshtrave të babait tim, i cili, në vitet 1945 Nazifi theu dryrin e burgut në Gjilan për ti liruar me qindra shqiptarë të burgosur, të cilët, regjimi çatnik serb deshi t’i masakrojë në pikë të ditës. Por, ja dje, në Irlandë, në moshën 75-vjeçare vdiq Feriz Rrahmani nga fshati Përlepnicë.
Feriz N. Rrahmani është i lindur në fshatin Përlepnicë, më 1941. Shkollën fillore e ka të kryer në fshatin e lindjes. Këtu kreu gjer në klasën e shtatë, më vonë mësojmë se shkolla ku ka vijuar mësimet është mbyllur. Ishte kjo gjendje e nder e kohës së Rankoviqit. Pas këtij pushimi, Ferizi me disa shokë vijon mësimet në Gjilan, ku kreu klasën e tetë fillore. Më vonë regjistrohet në Shkollën Normale, ku ishte gjenerata e dytë e normalistëve. Të shtojmë se në këtë kohë, gati të gjitha lëndët mësimore mësoheshin në gjuhën serbokroate, me përjashtim të gjuhës amtare shqipe. Pas kryerjes së Normales, Ferizi kërkoi punë, por ishte i papërshtatshëm për regjimin e kohës. E urdhëruan të punojë në Marec, ku e përcillnin hap pas hapi aktivitetin e tij. E detyruan të bëhet antëtar i LKJ, ku këtë e refuzon dhe nuk e pranon të jetë anëtar. Ferizi N. Rrahmani shton se, mu këta komunista ia kishin vra babain e tij dhe ia kishn djegur shtëpinë e marrë pasurinë. Bile e kishin regjistruar të internohet në Nish. Thotë se, në moshën tri vjeçare partizanët e kanë rrahur duke i thënë ku e ke babën. Prej Marecit Ferizi kalon në shkollën e Makreshit si mësues në paralelen e ndarë e Jasanavikut. Edhe këtu i kanë kërkuar të jetë anëtar i LKJ, por e refuzon dhe nuk bëhet dot.
Mbas një viti erdhi një drejtor shkolle njëfarë Sava dhe i tha që të kërkojë punë diku tjetër se nuk është i përshtatshëm për arsim se ka flamurin e Shqipërisë. Mandej i thonë se lexon literaturë të Shqipërisë dhe ke revole. Këto shënime ia kishte dhënë një shërbëtor i shkollës me disa bashkëpunëtorë të fshatit Makresh. Nga kjo kohë, Ferizi mbeti disa muaj pa punë dhe, për të humbur gjurmët në komunën e Gjilanit, ai kërkoi punë në Kamenicë, ku e gjejmë duke punuar në fshatin Busavatë. Por, kur organet serbe morën vesh se është duke punuar në Kamenicë, më akuzuan në Komitet se nuk është i përshtatshëm për këtë shtet. Më në fund, doli në gjygj për këto “marifete” apo shpifje, por në këtë kohë ra Rankoviqi dhe e morën ushtar, ku mbeti pa u dënuar nga organet kriminele serbe. Pas kryrjes së shërbimit ushtarak, ai përsëri kërkoi punë në Kamenicë dhe zuri vend në Ropotovë në paralelen serbe ku ligjëroi gjuhën shqipe. Këtu filloi të punojë nga viti 1967 deri në vitin 1981, ku gjatë kësaj kohe kreu edhe SHLP, mësimi klasor.
Kur filluan demonstratat, atëherë u zbuluan ata që ishin shovinista të betuar ndaj shqiptarëve. Kështu, sa herë Feriz Rrahmani shkonte në mëngjez në shkollë, ata e pyesnin dhe e provokonin. Atë kohë, kur Ferizi punonte si mësues, ishte shkuar Can Periqi dhe i kishte akuzuar shqiptarët duke thënë se krejt shqiptarët janë irridentista. Por, dikush tha se këtu e kemi një shqiptar dhe po e fyen. Atëherë i tha Canës se ka thënë Fadil Hoxha se krejt shqiptarët nuk janë irridentista. Pas një muaji, në shkollën ku punonte Ferizi, e kishte vizituar kryetari i komitetit Rado Trajkoviqi, i cili kishte thënë se do ta gjejë njeriun ku do të bashkëpunojë me atë dhe do ta zbulojë rrjetin e irredentizmit. Ferizi, mu ato momente kishte qenë duke mbajtur mësim në klasën e tetë. E kishin quar një shërbëror shkolle që Ferizi të lajmërohet në drejtori, ku përnjëherë e pyesin se prej cilit vend është ai. Kur i iu përgjigjet se është nga Përlepnica, atëherë i thonë se ky fshat është çerdhja e irridentizmit shqiptar në Kosovë. I kishin thënë se ti e ke vendim pune deri në shtator në këtë shkollë. Por, nëse mendon të punosh në këtë shkollë, duhesh të bashkëpunosh me ne që t’i zbulojmë udhëheqësit e irridentizmit në fshatin nga je. I japin edhe kushte tjera që ta pranojnë, por Feriz Rrahmani arsyetohet se ai është vetëm për proces mësimor. Bëhen agresiv dhe në këtë shkollë i thonë më s’mund të punojë, por edhe në shkollat tjera. Ky iu drejtohet duke ju thënë se shatin, arën e tokën s’mund të mi ndalni të punojë. Atëhere, në vend të tij, e marrin një njeri pa përvojë e pa kualifim.
Pas kësaj “gjendjeje”, Ferizi u ankua në ish-Këshillin Krahinor, i cili Këshill ankesën e tij ia kthen në Kamenicë të tre serbë: gjykatësi, përkthyesi dhe daktilografi. E kanë marrë në pyejte, ku në atë seancë kishte marrë pjesë edhe drejtori i shkollës, sekretari e kryetari i pleqësisë, por dhe disa anëtarë të tjerë. Njëri nga anëtarët e shkollës paska shtuar se, Ferizi në qendër të sallës ka bërtit Kosova Republikë. Nga kjo, Feriz Rrahmani mbeti katër vite pa punë. Mund të shtohet se, është i vetmi punëtor i arsimit nga ky lokalitet që nuk ka qenë anëtar i Partisë Komuniste. Mu për këtë, Ferizi Rrahmanit i bëhet vështirë punësimi. Nuk ia lëshonin ndonjë vërtetim për t’u pranuar si i përshtatshëm. Feriz N. Rrahmani filloi të ankohet edhe në organet më të larta të asaj kohe. Shkoi te kryetari i sindikatës së Kosovë, Xhemajl Xhiba. Më në fund, pas katër viteve, ai kthehet në punë në shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, e pas pak kohe kthehet në Përlepnicë. Ai pas tri viteve gjendet në Irlandë ku ka punuar në shkollë me shkollarët që ishin refugjatë nga Kosova. Pas kësaj kohe, Ferizi gjeti punë në një supermarket të këtij vendi, ku i kaloi gjashtë vite me rradhë. Feriz N. Rrahmani pensionohet dhe shkon në haxhillëk, ku shkroi librin e parë “Allahu është i madh” (2011). Por, ai shkroi edhe librin e dytë me këngë popullore në stilin poetik me titull, “Mos e harroni gjakun e të parëve tanë” (2012), të cilin veprër ia ka kushtuar babait të tij Nazifit dhe ngjarjeve të një kohe të kaluar. Ferizi Rrahmani jetoi në Irlandë me familjen e tij të gjerë. Ai vdiq mq 9 janar të këtij viti në Irlandë. Varrimi i tij bëhet në fshatin e lindjes, Përlepnicë. Ishte mësues me ndjenja atdhedashurie.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close