Se kush ishte i dhunshëm unë nuk e di,por jo protestuesit e “mi” !

11695003_1652198951684331_1788875428887905195_n

Nga : Xhelil Arifi


 

Ta filloj nga veta e parë dhe të them,unë edhe përkundër bindjeve të mia politike dhe preferencave,atë ditë e shtunë,mora udhë për Prishtinë jo si simpatizant (edhe pse jam)i asnjëres nga subjektet politike opozitare,por si një qytetar i pakënaqur me gjendjen e murrëme e të përditshme nëpër të cilën po kalojmë ku nata dhe dita i ngjajnë njëra tjetrës,që të dyja gri,por edhe ngase më priste my duty.Detyrë e imja edhe qytetare dhe profesionale.Një udhë e dy punë thotë populli.

Për portalin e ri,fare të ri, Proinformacion.com duhej bërë shkrim nga dorë e parë jo,copy-paste.Arritëm pak me vonesë por edhe pjesa “zyrtare” filloi me vonesë kështu që nuk prishi punë.Të themi se andej nga erdhëm/shkuam,nga drejtimi i Ferizajt e në hyrje të Prishtinës vumë re komunikacion quditërisht të pakët,dhe mund të themi se ma shumë pamë makina që e lëshonin kryeqendren se sa aso që futeshin brenda në qytet.Dhe njëri nga ne si për humor tha :”hej ,nga frika s’paska ardhë kush,por edhe këta venalitë po ikin në drejtim të qyteteve tjera” dhe qeshëm!S’kishte….edhe kur u afruam afër ndërtesave të famëshme të qeverisë edhe të kuvendit,gjetëm vend për parkim,në vendin që në fakt është gjithmonë i zënë.

Edhe kur u afruam afër binës që ishte montuar mu afër “gardhit” të hekurt që ndanin objektet qeveritare nga qendra,edhe aty hetuam se kishte shumë më pak njerëz se sa pjesës tjetër që shkonte e shtrihej në drejtim të grandit e ma tej dhe që ishte e stërmbushur,e edhe shkallët e larta të teatrit kombëtar ishin përplot dhe i cili ngjante tani një amfiteatri antik,me tribina të larta që shikonin në shesh.

Tani të ndalemi këtu.Mu këtu tek bina.Mua për vete më erdhi mirë që kishte aty më pak njerëz sepse më lejohej të zë një vend mu pranë binës dhe më ipej mundësi e shkëlqyeshme për të fotografuar nga afër folësit.Sikur njerëzit i ishin shmangur asaj pjese me qëllim.Ndoshta e kuptueshme kjo kur dihet se pak metra ma tutje ishin rrethojat e ndërtesave qeveritare e brenda tyre policët e shumtë tëpërgatitur që qëndronin dhe vështronin këndej,dhe kush e di se çfarë mund të ndodhëte.Mbretronte zhurmë e qetë,herë pas here ndëgjohej brohoritje në grup,ndërkohë që prisnim parinë opozitare.Dikur pak kohë para se të vinin erdhi një “gardë” e përbërë nga vajza dhe djem të ri e të cilët u vendosën si gardh mu aty ku ishte vendosur edhe shiriti ndarës mes binës dhe sheshit.Ndërkohë filloi të mbushej edhe aty me njerëz.Përderisa prisnin dhe nxjerrnin ndonjë shpoti momenti,filluan krismat e para që vinin andej nga ishte rrethoja.por që nuk ishin kushedi sa të forta dhe ngjanin më shumë në petrada të festës së vitit të ri.Sapo filluan krismat njerëzit përrreth filluan të reagonin.Dikush tha “nuk ka nevojë” e dikush mohonte me krye dhe bënte ncncnc!

4

Ma vonë teksa po shkonin fjalimet e para intensiteti i plasjeve po rritej.kurreshtja prej gazetari më pushtoi dhe më zhvendosi pak më tutje në një pozicion ku mund ti vësshtroja ngjarjet nga afër dhe pashë një grupë prej 4-5 personash,që mu duk se më i vogli ishte 13 e më i madhi nuk shkonte më shumë se 15 që vinin nga andej nga rruga e llapit futeshin këndej nga rrethojat,ia shkrepnin disa nga ato mjetet plasëse dhe prap largoheshin nga kishin ardhur.Por ajo Çka më bëri përshtypje ishte ajo se ata nuk ishin pjesë e mitingut.Ata nuk rrinin me neve por shkonin e vinin.Dhe mund ta them me përgjegjësi të plotë se asnjë bash asnjë nga ata që unë kisha mundësinë ti ndëgjoja dhe ti shihja e që ishin pjesë e protestës as nuk e ka përkrahur një gjë të tillë e as e kam pa se ka gjuajtur ndonjë gjë andej nga ana ku ishte policia.Përkundrazi ata shprehnin habi për atë çfarë po ndodhte.Po ishte një grupë andej më thellë kah përmendorja e Skenderbeut që ishin pozicionuar dhe mu nga aty rridhte zhurma dhe përplasja.Por mua më krijohej përshtypja se disi ata ishin jasht rrjedhës së protestës.Ndoshta mund të jem gabim,por e them prap shumica që unë i shihja,ajo absolutja nuk ishte e përfshirë dhe e kundronte me habi ngjarjen ku e ku edhe me mos miratim.Unë e di që asnjëri nga folësit nuk e ka përmendur se duhet sulmuar,e edhe një gjë e di se Visari u ka bërë thirrje protestuesve të shpërndahen qetë mu ashtu sikur kishin protestuar.Dhe shumica edhe veproi ashtu.Shkuan.unë desha të qëndroja mjegullës së ngritur nga lotjellësit dhe të fotografoja sa më shumë që të mundja por këtë foto:

5

e shkrepa të fundit se sapo më fluturuan nga kryet dy a tri copa lotsjellsash e njëri më ra mu pranë te këmbët,e sytë më dolën zgurdulluq e më lotonin e filloi të zihej fryma dhe të më dhemb gjoksi nga të kollurat,ia shkepa nuk qëndroja më!

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close