Bashkëpunimi ushtarak Ruso-Serb dhe baza ushtarake Ruse në Serbi

Çka në të vërtetë fshihet pas vizitës së nënkryetarit Rus Rogozin në beograd dhe flirteve të qeverisë Serbe me ta për qështje ushtarake,dhe bazën ushtarake Ruse në Serbi.
Nënkryetari i qeverisë Ruse Dmitri Rogozin thotë se ata ,Rusët do të dëshironin që në Serbi të egzistojë një qendër ndërkombëtare ose të pakten , rajonale për riparimin e helikopterëve Rus,të prodhimit Sovjetik.Pa marrë parasysh se cilit lloj i takojn ata helikopter,atij civil,ushtarak!

rogozzin

Ai flet edhe për llojin e bashkëpunimit ushtarak në mes të Serbisë dhe Rusisë.Ai thotë :”Ne kemi marrë lutjen të cilën e kanë bërë ekspertët Serb,dhe ajo është shumëplanëshe.Natyrisht se nuk kam të drejtë të flas në detaje.Ekspertët tanë jan duke punuar në atë që të ofrojnë më të mirën;të thonë atë që mund ta ofrojmë,në cilin afat,për çfarë shume,dhe ku mund të kursehet”.

Por në pyetjen a është e mundur që baza ushtarake Ruse të paraqitet në Serbi ai përgjigjet:”Kjo nuk është pyetje për ne.Është për Serbët,se si ata mendojnë se është e domosdoshme me sigurue,me e mbrojtë sigurinë e tyre”.Dhe ky nuk e mohon mundësinë edhe të krijimit të bazës ruse kur përgjigjet se shumë në Serbi mendojnë se është e domosdoshme që të ketë bazë Ruse në Serbi,kur ai thotë se nëse ka një propozim serioz do të pasojë edhe reaksioni.Dihet se një nga ata më të zëshmit për këtë është ai regjisori filo serb Emir Kusturica.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close