Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Hungaria,nuk pranon që ti kthehen migrantët të cilët njëherë vetëm se e kan lëshuar këtë vend

Hungaria nuk do ti pranoj prapa migrantët të cilët veqse e kan lëshuar dhe kan dalë nga vendi njëherë.”Për Hungarinë sigurisht që do të jetë e pa mundur që ti pranoj prapa migrantët të cilët kan kaluar nëpër vendin tonë dhe kan shkuar në Gjermani” ka thënë Zoltan Kovacs zëdhënës i qeverisë Hungareze.

Hungary-Migrants

Ai për agjensinë AP ka thënë se edhe pse Hungaria ka tentuar ti zbatoj rregullat e bashkimit Europian për azil dhe ti regjistroj refugjatët,ajo “nuk do ta marrë përgjegjësinë për ngjarjet të cilat kanë ndodhur pas thirrjes Gjermane migrantëve apo kërkuesëve për azil të cilët kanë shkuar udhës Ballkanike.

Kovacs ka thënë se numri rekord i migrantëve më 2015 tregon se sistemi i BE për regjistrimin e migrantve është i “vdekur”.Ai gjthashtu ka hedhur poshtë kritikat drejtuar Hungarisë për procedurat e dhënies së azilit duke thënë se vendi i tij aplikon kriteriume mjaft të ashpëra sepse Europa nuk po ballafaqohet me krizë refugjatësh por me krizë migrimi masovik.

Hungaria ,vitin e kaluar ka miratuar 502 kërkesa për azil,por më shumë se 90 përqind nga 177.135 persona të regjistruar për azil në 2015 e kanë lëshuar vendin para se kërkesat e tyre do të mund të miratoheshin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close