Në Turqi ka filluar të burgosen Akademikët që nënshkruan deklaratën kundër aksioneve të ushtrisë në juglindje të vendit.

Policia turke tani në aksion edhe kundër akademikëve.Në fakt ajo ka burgosë 12 nga 1000 akademikët që kishin nënshkruar deklaratën kundër operacionit ndaj kryengritësve kurd në juglindje të Turqisë.

turkie

Ky potez vetëm sa e thellon brengosjen për lirinë e shprehjes nën qeverisjen e Erdoganit,transmeton AP.Të burgosurit jan akademikë të cilët punojnë në Univerzitetin Kocaeli në veriperëndim të Turqisë.Policia tani për tani është duke i përpunuar dokumentet edhe për nëntë akademikë të tjerë nga po i jëjti universitet të cilët mund të burgosen.

Hetuesit,të enjten kan filluar hetimin kundër akademikëve për shkak të akuzave të mundshme mbi angazhimin e tyre në “propagandë terroriste” si dhe “fyerje të shtetit” në emër të Partisë së ndaluar kurde PKK.Ky potez kishte pasuar pasi Erdogan i kishte kritikuar ashpër nënshkruesit,duke përfshirë edhe linguistin e njohur Noam Chomsky,dhe i kishte bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë kundër “tradhtisë”.
Në deklaratë më shumë se 1000 akademikë vendës dhe të huaj kishin bërë thirrje të ndërpriten masakrat dhe se nënshkruesit refuzojnë të jenë bashkëpjesëmarrës të krimit.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close