Pse nuk Vendoset “Zebra” aty ku ka qenë gjithmonë?!

Tani ne të gjithë më e dimë se tek ne bëhen punët shkel e shko,kur ato bëhen,por edhe të tilla punë që nuk bëhen edhe pse do duhej të bëheshin nga ata që do duhej ti bënin!!
Më konkretisht,ata që e udhëheqin komunën,për që gjë edhe jan votuar do duhej të kujdesëshin që infrastruktura në qytet,jo vetëm të funksionojë por edhe të mirëmbahet.
Asnjëra e as tjetra nuk jan në nivel e biles funksionojnë sa për të thënë se funksionojnë.

 


E ka vërejtur kush se nëpër rrugët e gjilanit,shpesh,(jo edhe aq shpesh por në krahasim me atë se sa do duhej të qëndronin at për qfarë dalin,atëhere është relativisht shpesh) dalin grupe njerëzish me dofar makinash dhe bëjnë ca vija të bardha nëpër to.Në fakt ata bëjnë mirë që bëjnë ndarjen e “përgjegjësive” në komunikacion dhe e lehtësojnë mu atë.Ata dalin shpesh e edhe bëjnë vija të tilla.E a e dini pse?!Jo se këta jan aq të kujdesshëm në mirë mbajtjen e atyre vijave por për shkakun se ngjyrat me të cilat i bëjnë ato jan kaq të dobëta saqë shumë shpejtë ato fillojnë të zhduken nga rruga dhe ma as nuk ngjajnë në vija ndarëse .Është lehtë të vish në përfundim pastaj se këtu tek ne “kursehet(vidhet)” në lek!Kur e krahason me të njejtat në vendet tjera të cilat edhe janë më të dukshme ,më të qarta dhe shumë më qëndruese.

3gj

E kajhere bëjnë ndoshta edhe atje e aty ku nuk duhet bërë e nga ana tjetër ka një vend ku ka pasë gjithmonë “zebër ” për kalimin e udhëtarëve,gjithmonë! por tani s’ka më!Që prej punimeve të fundit në rrugë e që shkon gati një vit që jan bërë aty aty nuk është shenjuar me via të bardha vendkalimi për udhëtarët!E ai vend është,vend ku kalimtarët ndoshta më së shumti e kalojnë udhën në qytetin e Gjilanit.Është mu në qendër të qytetit.E këndej dihet se pse jan të rëndësishme ato vija kalimi,e sidomos këtu tek ne kur ka raste kur edhe ato nuk kryejnë punë.Por edhe infrastruktura rrugore duket ma e shëmtuar pa to!Tani se pse ato kompetentë nuk e bëjnë “zebren” aty ku ka qenë gjithmonë,me dekada nuk e dimë.Por një gjë është e sigurtë ajo aty është e nevojshme.

 

Proinformacion.com

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close