Ka dështuar marrveshja për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni

Në takimin e katër partive më të mëdha në Maqedoni me Eurokomesarin Johannes Hahn nuk është arritë marrveshja për datën e mbajtjeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Partia opozitare SDSM nuk ka pranuar që zgjedhjet të mbahen më 24 prill,për arsye se sipas tyre nuk jan përmbushur të gjitha kushtet nga mrrveshja Përzhino.

Group photo

Zaev (SDSM) thotë:”negociatat kanë dështuar.S’ka marrveshjedhe ne nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet e 24 prillit”
Ai thotë se kjo parti nuk merr pjesë në zgjedhje sepse lista zgjedhore nuk është pastrua dhe nuk jan bërë reforma në media.

Ndërkaq lideri i VMRO DPMNE Gruevski ka thënë se partia e tij dhe dy partitë shqiptare,BDI dhe PDSH kanë qenë të gatshme të arrijnë marrveshjen rreth zgjedhjeve dhe e ka akuzua Zaevin se nuk do zgjedhje sepse sipas tij ai ,Zaev e di që përmes zgjedhjeve nuk do të mund të fitoj,dhe se vetëm përmes krizës ai dëshiron të vijë në pushtet.

Edhe Ali Ahmeti ka konfirmuar se përveq SDSM ,tri tjerat parti jan pajtuar që të përmbushen të gjitha kushtet e parapara nga Przheno,nga marrveshja e qershorit.”Duhet të arrijmë konsenzus,dhe për këtë do të bisedojmë në ditët e ardhme”

Kurse Menduh Thaçi i PDSH nuk ka dashur që ti komentoj duke thënë vetëm se fjalën kryesore duhet ta thotë eurokomesari Hahn.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close