Kujtime nga një kohë jo fort e largët- 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

11236148_1107309212616065_3652392794766688560_n

Nga:Fahri Xharra  -17 Janar 2016  Gjakovë


 


 

!7 janari 1968 , 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut . Një jubile që e kanë rastin vetëm fatbardhët të kremtojnë vetëm ata që qëllojnë në atë kohë . Në Kosovë , Maqedoni dhe Malin e Zi shqiptarët filluan të frymonin lirshëm shqiptarisht ; ishte koha e rizgjimit të madh shqiptar . Si me qenë nga natyra e porositur : zgjimi kombëtar në një pjesë të kombit që ishte i ndrydhur me shekuj mu në 500 vjetorin e rikujtimit të madh e shuarjes së Skënderbeut të Madh , por edhe fillimi i degradimit të unit shqiptar . E kishim turkun mbi krye mbi 500 vjet , e kishim serbin mbi krye gati 100 vjet .

Por edhe koha , edhe erërat çlirimtare të shpirtit të robëruar por edhe fryma e ngritur nga një udhëheqje shqiptare e këtyre anëve qe e mundësonte shijimin e të vërtetës sonë. Dikush u viktimizua ,; ashtu e paska natyra ligjin e saj , nuk ka fitore pa sakrifica.
Ishte koha kur u ngrit flamuri kombëtar në këto anë të tokave shqiptare; ishte koha e burgosjeve të atdhetarëve ; ishte koha e sundimit të RSFJ-së ; por ne prapë ia arritëm të kemi një dritë në ardhmërinë tonë . ishte koha kur shqiptarët mendoni pas ca e ca shekujsh ,vetëm shqip.

Ishte koha kur edhe fetarët e feve të shqiptarëve mendonin vetëm shqip . U rralluan disa gjëra të mbrapshta , disa vizita të panevojshme , disa lutje që nuk përshkonin me aspiratat tona; ishte koha e shqipes , e shqiptarisë në tokat ende të pushtuara të cilat luftoni për një autonomi në arsim , në politikë ,në zhvillimin industrial. Ishte koha : Shqip !
Jubileu I Skënderbeut e zgjoi krenarinë shqiptare ; librat e rinj për shkollarët e rinj fliteshin për Skënderbeun . Një ëndërr e pa paraparë ; një ngritje morali në caqet e saja , një shpresë për diçka më të madhe.

Edhe unë si 16 vjeçar që isha në kohën e rikujtimit të epokës së Skënderbeut , i dola krah me mundësit e mia që ma lejonte mosha dhe të la një gjurmë në gazetat e kohës ; për Skënderbeun dhe Shpatën e tij.
Po sot , po flas prapë për ato toka të 1968-ës , për Kosovën si shtet i pavarur , për Maqedoninë me “Marrëveshjen e pa zbatuar të Ohrit “, për Malin e zi që për ditë qenja shqiptare po zvogëlohet.

Kush e kishte menduar që me 17 janar 2016 , do ta kemi Kosovën ,shtet të pavarur me të gjitha atributet e një shteti të njohur ndërkombëtarisht.? Kush e kishte menduar që do ta harrojmë Skënderbeun, do të mundohen t`iu falim serbëve me arsyetimin “shkencor “ ai nuk “ishte shqiptar”?
Kush e kishte menduar që më me guxim flisnim si të robëruar pas vitit 1968 , se sa sot në Kosovën e lirë.

Kush e kishte menduar që edhe më 17 Janar 2016 mundohemi ta risjellim turkun prapë në mendjen tonë të lire , të pa varur dhe t`ashtuquajturën mendje sovrane?
Zot , të kërkojmë ndjesë ,se edhe ti po e sheh se nuk jemi ata të kohës së 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut .

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close