Qosja do pajtim me Kadarenë . Jo , kurrë !

11236148_1107309212616065_3652392794766688560_n

Nga:Fahri Xharra      19.01.16 Gjakovë


 

 

(“Qosja do pajtim me Kadarenë . Jo , kurrë !” është mëndim personal i artikullshkruesit F.Xh)


 

“Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese, të cilën ai e ka nxjerrë nga “Historia e Shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006 në Paris. Statistika e shkollimit të shqiptarëve është e tmerrshme dhe e pabesueshme: Më 1887 në Shqipëri ka patur 3000 shkolla. Nga këto, Kadare rendit një 1200 shkolla publike e private turke, po kaq shkolla greke, 300 shkolla bullgare, por edhe shkolla vllahe dhe serbe. Ndërsa, shkolla shqipe ka patur vetëm një dhe ajo ka qenë shkolla me drejtor Pandeli Sotirin. Kadare shton se Perandoria Osmane nuk e ka lejuar gjuhën shqipe. “Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në ‘perandorinë tolerante’, përveç njërës: gjuhës shqipe!Këte e nxorri në publik , Kadareja dhe Qosja u hidhërua ; Qosja u hidhërua që Kadareja e tha edhe këte:Duke filluar prej viteve të ‘50-të të shekullit njëzet, shkruan ai, shqiptarët po treteshin: “I gjithë ngjyrimi kombëtar po zbehej me shpejtësi. Muzika po orientalizohej më fort se më parë, veshjet e famshme tradicionale, ato që edhe gjatë periudhës së gjatë otomane ishin ruajtur, po zëvendësoheshin, jo prej veshjeje të kohës si kudo, por me petka arabe, që nuk ishin njohur kurrë në këtë vend. Jugosllavia, kjo primadonë e “botës së tretë”, po i ofronte kësaj bote popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët. Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak evropianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë”.

jjjj
Dhe Qosja plot hidhërim shkruan : Përfundimi i gjykimit të tillë të Ismail Kadaresë është ky: “afrikano-veriori dhe aziatiku, për shkak se dallojnë prej evropianit, nuk kanë dinjitet të barasvlershëm me të”. Ja edhe një shpërthim racist i shkrimtarit tonë – edhe një qërim hesapesh me turqit dhe me arabët!“Dhe kështu sipas Qosjes , na doli Kadareja edhe racist .
Ku e kishte Qosja ? Pse antiracisti Rexhep Qosja e luente Martin Luterin e Amerikës. ? Sa i donte turqi dhe arabët ky Rexhepi ! Qosja : “A është identiteti i shqiptarëve një identitet evropian? Apo është një identitet me qasje orientaliste? “ dhe sipas tij ne kemi identitet tjetër musliman . Me këtë nuk e injoronte jo më pak se gjysmën e kombit ; por qëllimi ishte më i largët shumë perfid ; armiqësimi me Europën. Qosja i biente të njëjtës daulle sit e serbit ashtu edhe të turkut..

I kontaktuar mbrëmë nga gazeta “DITA” (28 Mars, 2013,) shkrimtari i shquar Ismail Kadare konfirmoi faktin se është në listën e intelektualëve që kanë firmosur peticionin kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke. Po, tha Ismail Kadare, unë u jam bashkuar intelektualëve pasi mendoj se ky është një problem madhor. Por ai shtoi se nuk është ai nismëtari. Jam një nga firmëtarët dhe ndaj të njëjtin mendim me intelektualët e tjerë shqiptarë se ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin tonë. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë, theksoi Kadare.
Po Qosja çbëri me këtë rast?, I shkonte per shtati rishikimi i historisë sonë sepse për identitetin turko-musliman të shqiptarëve kishte “luftuar “ gjatë.
Dhe tani: Qosja jep sinjale pajtimi me Kadarenë . O tempora o mores ! Çfarë hipokrizie e Rexhep Qosjes?
Tani ku e kreu detyren e tij të identifikimit të nje populli (popullit shqiptar ) me nje identitet qe nuk i takon, tani kur i ka mbushur me literature antishqipatre të gjithe hoxhallarët që janë shërbetor të Serbisë dhe Turqisë, tani kur e ka helmuar menjen e shendoshë virgjine , të pafajshme të rinisë shqipatre të Kosovës në Kosovë dhe në diasporë …tani edhe ndonjë ditë ndoshta edhe do ti kërkon falje Kadaresë . (lojë tipike e Qosiqit , Garashaninit ,Çunbriloviqit )
“Dy herë Europa u bë sherr mes jush!”, i janë drejtuar studentët Qosjes. Po .po ajo Europë që Qosja ia ktheu shpinën ; e jo vetëm ai .


 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close