U mbajtën në katër shkollat fillore të Kamenicës orë letrare kushtuar “Flakës së Janarit…”

Nga:Tefik Selimi       Gjilan, 19 janar


 

Në kuadrin e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2016”, që po mbahet jo vetëm në Gjilan, por edhe në Kamenicë e mese tjera të Kosovës, Drejtoria për Kulturë e Kamenicës, si gjithnjë, edhe kësaj here, në katër shkollat fillore të kësaj komune organizoi orë letrare me krijuesit nga Gjilani dhe nga komuna në fjalë. Së pari krijuesit gjilanas vizituan Shkollën fillore “Rexhep Mala” në Topanicë, ku para arsimtarëve dhe krijuesve gjilanas, punimet e tyre letrare në prozë e poezi i lexuan shkollarët si janë: Florenta Morina, Olsa Morina, Fatlind Latifi, Erëza Morina, Lora Klaiqi e ndonjë tjetër. Ishte një orë letrare fort e organizuar nga drejtoria e shkollës në fjalë.

Nje foto e pelrbashketPas këtij takimi, krijuesit, të udhëhequr nga Azemine Maliqi, përgjegjëse për Kulturë dhe Bajram Mavriqi, përgjegjës për rini në komunën e Kamenicës, vizituan Shkollën fillore “Avni Rrustemi”, të fshatit Karaçevë e Epërme. Edhe këtu është mbajtur një orë letrare e suksesshme, ku punimet, në prozë e poezi, i lexuan këta shkollarë: Elizë Kastrati, Yllkan Kastrati, Erëza Kastrati, Blinera Kastrati etj. Siç na informoi Fehmi Kastratsi, drejtor i shkollës së Karaqevës së Epërme, shkolla në fjalë ka 134 nxënës të rregullt. “Këtu po punohet dhe suksesi nuk mungon. Është fakt se, ku punohet, rezultatet nuk mungojnë dhe janë evidente. Është shkollë e re, e cila, si e tillë, është ndërtuar me vetëkontributin e qytetarëve të këtij fshati malor. Kjo nisiativë e Drejtorisë për Kulturë e Komunës në fjalë është e mirëseardhur. Do të ishte mirë që të tilla orë letrare të mbahen më shpesh në shkollat tona. Është në të mirë të shkollarëve të rinj, të cilët e adhurojnë fjalën e bukur poetike e artistike…”.

Po ashtu, orë letrare është mbajtur edhe në Shkollën fillore “AsllanThaçi” në fshatin Karaqevë e Poshtme. Edhe këtu pati pritje të mirë. Në orën letrare prezentuan një numër i madh i shkollarëve. Këtu punimet letrare i lexuan këta shkollarë: Bardh Guda, Elma Lenjani, Blerentina Baxhuku etj. Bardh Guda ishte djajoshi më i përgëdhelës. Ai, si i vogël, recitoi aq bukur, sa të gjithë të pranishmit e orës letrare u befasuan. Me këtë rast, Bardhit të vogël, disa nga krijuesit letrarë i dhuruan libra këtij shkollari të vogël e premtues. Edhe këtu krijuesit dhuruan një numër të librave shkollës në fjalë. Karvani i krijuesve gjilanas vazhdoi rrugën gjer në Shkollën fillore “Nuhi Berisha” në fshatin Tugjec të kësaj komune. Këtu letrarët e vegjël, punimet e tyre në prozë e poezi kushtuar Nuhi Berishës, dëshmorit të kombit.
Po kështu, para shkollarëve të vegjël të këtyre katër shkollave fillore, punimet e tyre i lexuan këtë krijues: Demir Behluli, Hysen Këqiku, Shefik Shkodra, Selvete Abdullahu, Gani Korça etj. Të shtojmë edhe këtë se, krijuesit nga Gjilani e Kamenica nuk i ndali as bora e rënë në Malësinë e Gollakut, ku në shkollën e këtij fshatit gjetën pritje të mirë nga stafi i shkollës në fjalë. Me këtë rast, Nuhi Kosumi, drejtor shkolle tha se, këtu vijonë 34 nxënës të fshatrave që gravitojnë katër fshatra të kësaj ane të Gollakut, si: nga Gmica, Tugjeci, Sfirca e Feriçeva. Këtu punojnë 22 punëtorë. Vlen të shtohet edhe kjo se, përkundër kushteve të rënda të punës, në lokalet e kësaj shkolle, krijuesit në fjalë gjetën një pritje të mirë. Edhe këtu nuk munguan librat e krijuesve, të cilët i dhuruan bibliotekës së kësaj shkolle.
Mehmet Osmani, arsimtar i gjuhës shqipe, tha se, biblioteka e kësaj shkolle ka 3.400 ekzemplarë ibra. “Unë e udhëheqi bibliotekën e kësaj shkolle, andaj librin e ruaj si sytë e ballit. Kemi libra mjaft të vjetra, të cilët janë dhuruar shkollës sonë “Nuhi Berisha”. Por, do të ishte mirë që ndonjë vizitë tjetër, krijuesit e ndryshëm të sjellin nga fondi i tyre edhe librat tjerë. Libri lexohet, por më tepër nga shkollarët e këtij fshati.Tefik Selimi

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close