Ranatoci,një pjesë e një historie të lashtë të Karadakut të Preshevës që po shuhet ngadalë nën gjurmët e lavdishme të kësaj ane!

Shkruar nga:Xhelil Arifi

Është kjo tkurrja,tharja,shterrja etno gjeografike që e ka përcjellë popullin shqiptar nëpër histori!Me fajin e pa fajin e tij.I përndjekur i shpërngulur,i mashtruar,i detyruar,i kushtëzuar e i sakatuar,i varfëruar ,ai ka qenë i detyruar të ikë!Të ikë nga toka e lashtë Yllirike gjithandej ku ka mundur të gjejë një copë buke e një kasolle strehim.Refugjat në tokë të huaj e refugjat në tokë të vet,emigrant e azilant për të arritur në faktin tragjik se tani më shumë ka shqiptar jasht se në vetë Shqipërinë etnike.

Dhe nuk është se kjo bie në atë thënien “na ishte njëherë” por është ende aktuale.Dhe akoma vazhdon ekzodi shqiptar a,lumë që rrjedh drejt shuarjes vazhdon udhëtimin e tij edhe në kohët më të reja,në këto kohëra kur po zbrazen,vendbanimet që në shekuj kanë qenë krenari dhe mbrojtje e vet qenies shqiptare.

Janë këto hise e vise Shqiptare që pas luftrave dhe krimeve e dëbimve,dhe pasigurisë së kohëve të fundit,nuk u ngjajnë më fortesave të luftrave të Idriz seferit,Gjeladin Kurbalisë,Ali syla,limon stanecit,fazli Seferit me Vëllëzërit e tij e shumë të tjerëve nga gjeneratat e reja ,por më shumë ngjajnë në katunde fantazmë që mallkojnë historinë dhe vajtojnë popullin që u iki dhe i la të shkretë mu ashtu siq janë sot në këto ditë katundet e rrethit të karadakut të Preshevës dhe brezit të atij kufiri të krijuar me dhunë.

Këto shtëpi,shkurre e livadhe të pa kositura e ara të pa punuara e bunarin që pret ti lëshohet kova për ujin e ëmbël të natyrës së Ranatocit.E S’ka njeri aty që e bënë atë.ata kanë ikur nga aty !Në Amerikë,në Gjilan e Zvicër e Preshevë,turqi e ku jo.Ikën për jetën më të mirë por më së shumti ikën nga pasiguria nga maltretimi nga Gjandarmëria serbe që ish vendosur me kullë e karaullë aty e në vendin e këtyre malsorëve.

Aty e atej pari u luftua shumë edhe para edhe pas luftës së dytë botërore kur malësorët e kësaj ane bënin rezistencë depërtimit sllav më thellë në tokat shqiptare,e edhe në këto të fundit kur u vra Dritoni se po mbronte katundin e tij e edhe Kastrioti që po bënte luftën Çliruese të UÇPMB pak ma poshtë.Por edhe aty ku ishin vendosur,të ikur nga shpërnguljet e mëdha nga territoret e tyre të ma hershme,nga kurshumlia,Lebana ,Leskoci,Piroti ,në vendin që njihet Ranatoc ,lagje më lagje si një Shqipëri në miniaturë,në lagjën e Tuskëve(Toskë),te Kosovët,Te ata si u thonë të Halilit të Shabanit,Muhaxherët (Vranocët,Klaiqët,Dragidellët…) dhe Myrtajt (Myrtevitët )si u thonin venasit fqinj e të cilët ishin pjesë e shkëputur e katunit Sefer,e që tani më nuk janë aty.Pothuajse është zbrazur totalisht.Janë lënë gjithë ato pasuri tokësore-malore.Shtëpitë dhe vendi i të parëve s’bashku me varret e tyre.Atje ka ngelë edhe historia!/proinformacion.com/

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close