Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Ftesë nga Shoqata austriako-shqiptare”Alexander Moissi”

Të nderuar bashkatdhetarë, të dashur miq,


 

12512534_699593556809852_3524850816377995737_n

Ju njoftojmë, se më datën 31.01.2016 në ora 13.00, do të mbahet një takim informativ me bashkatdhetarët që jetojnë në Salzburg dhe rrethinë.

Vendi: tek ambienti “Aigner`s”, Fam. Kosumi
Adressa: Aigner Straße 58 5026 Salzburg, Tel.: 0676 4878924, gemmo@elsnet.at

Për ndër të festës së madhe, që do mbahet në qëndrën e qytetit të Salzburgut, ku do festohet ”200 Vjetori i qytetit të Salzburgut”, më datën 09. Korrik 2016,marrim pjesë edhe ne me programin tonë në “ Fest der Kulturen”.

Të nderuar bashkeatdhetarë, në këtë takim deshirojmë që së bashku, të pergaditem për ta prezantuar në mënyrë të devotshme Kulturën Shqiptare, ashtu siç na ka hije.

Për ta përmbush me sukses këtë projekt, me shumë rëndësi për kulturën Shqiptare, na duhet ndihma dhe përkrahja e juaj.

Ky takim nuk përmban qellime politike, poashtu as fetare.

Mbetemi me shpresë se ftesës sonë do ti përgjigjeni pozitivisht, dhe me pjesmarrjen tuaj aktive, me sygjerimet, propozimet, rekomandimet dhe idetë tuaja, do ti jepni kahjen e duhur veprimtarisë së shoqatës “Alexander Moissi”.

Një bufe e vogël do ta përmbyll takimin tone. ( Shpenzimet e bufes i merr përsiper Fam. Kosumi dhe shoqata „ Alexander Moissi“ kurse pijet paguhen nga vet konsumatoret)

Në emër të shoqatës austriako-shqiptare “Alexander Moissi”,kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju kemi midis nesh, po ashtu ju mirëpresin dhe ju përshendesin përsonalisht:

Lulavere Islami
Vera Obwegeser
Shkelzen Balaj
Januz Berisha
Xhevdet Mehmetaj
Vahid Zaga

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close