MBI TË GJITHA…! (poezi)

Lule shpirti
Lule zëmre
Rreze dielli
Jehonë kënge
Ti më je!

G’zim mbi g’zime
Festë mbi festë
Dritë Lirie
Mbi k’të jetë
Ti më je!                                                     imgg

Rrjedhë Jete
Lot te praku
Këngë Bjeshke
Maje krahu
Ti më je!

G’zim fëmie
G’zim i plakut
Dritë shtëpie
Rreth oxhakut
Ti më je!

Gur’ mulliri
Rrënjë Ulliri
Pash më pash
Rrënjë Lisi
Ti më je!

V’lla e motër
Babë e nënë
Dritë në votër
Diell e hënë
Ti më je!

ZOT mbi zotra
FE mbi fe
Mbi të gjitha
Mbi k’të Dhè
KOMBI IM
Ti më je!

/Nexhmedin Syla,
20 janar, 2016,
New York/

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close