Karl Gega , margaritarë i kombit

11236148_1107309212616065_3652392794766688560_n

Nga Fahri Xharra


 

Karl Gega, figure e shquar shqiptare e teknikes hekurudhore ne shek. XIX, ndertuesi gjenial i hekurudhës se Semmeringut.

gega

Shqipëria gjithmonë ka nxjerrë njerëz të mëdhenj, të cilët janë të njohur në botën e qytetëruar.

Karl Gega lindi ne Venedik me 10 janar 1802 (dikush e shkruan 1800 ku prindërit i kishin lindur në Kallmet të Lezhes) dhe vdiq ne Vjene, me 14 mars 1860,.Te paret e Karlit kishin mërguar ne Venedik se bashku me shume bashkatdhetarë te ikur nga Shqipëria Veriore, pas pushtimit osman.

Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu një kolegj për filozofi e matematikë me përfundime shume te mira, ne moshen 15 vjecare u regjistrua ne Universitetin e Padoves. Vetëm mbas një viti u diplomua ne degen e inxhinierise. Me 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjetet, merr titullin Doktor ne matematike. Mjerisht, te dhënat e jetës dhe te veprimtarisë se Karl Geges na kane arritur mjaft te gjymtuara, aq sa nuk e kënaqin kureshtjen e ligjshme per ta njohur tërësisht.

Hekurudha e Semmerinngut .Me 1849 u be drejtor i Seksionit te Ndërtimit te Hekurudhave dhe me 1850 drejtor i drejtorisë se përgjithshme per ndërtimin e hekurudhave shtetërore ne Vjenë.Per te pasur një ide rreth kesaj pune vigane, po japim disa shifra: gjate linjës se kësaj hekurudhe u ndërtuan 16 ujesjellesa (viadukte ), me gjatësi te përgjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatesi te përgjithshme prej 4520 metra. Pervec ketyre u ndertuan disa qindra ura te vogla dhe nje mori muresh mbrojtese per sigurimin e trenave nga shembjet e dheut. Per te gjitha keto u hodhen ne ere 1500000 m3 shkembinj, u zhvendosen 3500000m3 dhe, u stivuan 65000000 tulla dhe u ngriten 80000 blloqe guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, per shpimin e formacioneve shkembore, s’kishte mjete te tjera vec turjelave me dore. Edhe ne ndertimin e ujesjellesave dilnin shume veshtiresi, meqe ne ate kohe nuk njiheshin vincat e medhenj; ndertimi i atyre shtyllave madheshtore qe arrinin deri 45 metra lartesi dhe nje gjeresi deri 20 metra, bëhej nëpërmjet skelave te luhatshme. Por vështirësitë e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, që është si te thuash pika kulminante e kësaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, ne lartësi 818 metra mbi nivelin e detit… Hekurudha e Semmeringut pra u ndertua ne me te viteve 1848-1854 , nga 20 000 punëtorë. Ishte nga 14 tunele , 16 viadukte. 100 ura te gurit dhe 11 urave te hekurit

degega

Ndërkohe tuneli i Semmeringut kishte përfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti te gëzonte përurimin e veprës se tij madhore.
Karl Gega u vendos ne panteonin e njerëzve te mëdhenj. Shtate vjet me vone, d.m.th. ne 1867 eshtrat e tij u vendosen përfundimisht ne nje varr përmendore. Edhe ne stacionin e Semmeringut, pas dy vjetësh, iu ngrit nje permendore ne kujtim te ketij nismëtari te hekurudhave malore. Vite me vone u emetuan pulla poste dhe kartëmonedha me fytyrën e Karl Geges. Ndërkohe filluan shtrembërime tendencioze lidhur me kombësinë, gjoja italiane apo gjermane te këtij personaliteti. Por ne vete qarqet e kulturës austriake nuk munguan autore objektive, qe e kane vene ne dukje origjinën e tij shqiptare, siç është p.sh. rasti i Friedrich Wallisch, i cili, ne librin me titull “Neuland Albanien”, botuar ne Stuttgart 1931, thotë ne faqen 113: Karl Gega, ndërtuesi gjenial i hekurudhës se Semmeringut, ka qene me prejardhje shqiptare, siç dëshmon vete mbiemri i tij “Gega”, qe do thote nga Shqiperia Veriore.

Antonio Gega është babai i Karl Geges, kurse Giovanniantonio është i ati i Giovanni Battista Gheges, prift ne Kishen e San-Markos. Dr. Saraçi nënvizon se duhen vazhduar kërkimet e mëtejshme ne arkivat e Perastit ne Mal te Zi. Ne ketë simpozium iu dha fund edhe hipotezës mbi vetëvrasjen e Karl Geges. Dr. Artan Canaj mbi bazën e dokumenteve origjinale te gjetura ne arkivin e Shtetit te Austrisë dhe Muzeut Teknik të Vjenës, dëshmoi lindjen e Karl Geges me 10 janar 1802 (dhe jo me 13 qershor 1802), si dhe provoi se Karl Gega ka vdekur me 14 mars 1860 ne Lugeck ne Vjene (hipoteza e vetëvrasjes hidhet plotësisht poshtë) dhe se ceremonia fetare është zhvilluar ne Katedralen kryesore te Vjenës, Shën-Stefan, kurse trupi është varrosur ne varrezat e Währinger-it ne Vjene. Me 1887, kur këto varreza u shpërngulen, sarkofagu me eshtrat e Geges u vendos ne panteonin e njerëzve me te shquar te Austrisë, pranë Mozartit, Beethovenit, Shubertit, Shtrausit, Brahmsit dhe Alois Negrellit (projektuesit te kanalit te Suezit).
Me 1998 Hekurudha e Karl Gegës u fut ne listen e UNESCOS për trashëgimi botërore.
In 1998 the Semmering railway was added to the list of the UNESCO World Heritage sites
Untitled

 

Harta e Shqiperise dhe fshati nga e ka prejardhjen Karl Gega dhe Frang Bardhi…
( kurtuazi nga   Kallmeti JAX. Florida gusht 2002 )

Literatura
Karl Gega ose Karl Ritter von Gehga! Pajtim Dalani
Karl Gega projektuesi i hekurudhes se pare në bote, Kallmeti JAX
http://www.notescollector.eu/pages/en/notes.php?noteId=749
Zbardhet plotësisht enigma e Karl Geges Fatmir Velaj, Vjenë & Flora Durmishi Blue Sky

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close