Kush e Mbronte Ratko Mladić që të mos gjendej dhe të dërgohej në gjyqin e Hagës

E dini se kush e kishte mbrojtur Ratko Mladić që të mos gjendej dhe të mos i dorzohej gjyqit ndërkombëtar të Hagës?Vladimir Putin.Po vet ai.Të gjitha tentimet që të gjendet nuk kishin efekt.Familja nuk dëshironte ta tradhtonte.Dhe kishin mbrojtës më të mirë se BIA;e kishin FSB shërbimin sekret Rus.

UN Troops Arrive in Bosnia Herzegovina 1993

Bosnian Serb army Gen. Ratko Mladic, second from left, accompanied by an aide, and French U.N. security troops arrive at a U.N.-sponsored meeting at Sarajevo’s airport, April 12, 1993. (AP Photo/Michael Stravato)

Kështu të pakten shkruan Julian Borger editor diplomatik i Guardian në librin e tij “The Butcher’s Trail” (gjyqi i kasapëve” e cila është shkruar për gjurmimin dhe burgosjen e kriminelëve ballkanik të luftës.
“”Në Rusinë e Putinit, Agjencia e Inteligjencës (FSB) – pasardhëse e ish punëdhënësit Putinit të KGB – ishte e interesuar për të mbrojtur Mlladiçin, për arsye të ndryshme. Moska e shihte ate si hero slloven të luftës të cilin e ndiqnin fuqitë perëndimore, ndërsa duke u përpjekur për të thelluar ndikimin e tyre në Serbi, aleaten e vjetër ruse. Arrestimi i Mlladiç do të ishte një humbje strategjike për Rusinë.
Përveç kësaj, rusët kishin frikë për shkak të asaj që Mlladiç mund të zbulojë në lidhje me mbështetjen e Rusisë për Republikën e serbe, në kulmin e spastrimit etnik.
Operativët e BIA gjithnjë kanë luajtur lojën “Spy vs Spy” me FSB: “Çdo herë kur e kemi mbyllur rrethin dhe kemi qenë afër asaj që të përfitojmë dikë të rrethit të tij të njerëzve për bashkëpunim, do shkoja në ambasadën ruse dhe do kthehesha i frikësuar”, tha Miodrag Rakić (Ish shef i shtabit të Boris Tadić dhe nënpresident i DS .

rakic

Miodrag Rakić

Rakić pagabueshëm ka ndje praninë e FSB që shoqëronte çdo lëvizje të tij. Në vitin 2008, ai dhe një koleg fshehurazi udhëtuan për në Hagë për biseduar me Tribunalin rreth Mlladiç. Ata fluturuan një rrugë që bie përqark dhe siguria holandeze e përcolli drejtë në garazhin nëntokësor të gjykatës. Megjithatë, kur ai u kthye, ai u vizitua nga një nga mbështetësit e Mlladić nga shërbimet e sigurisë, i cili paralajmëroi se familja e tij do të jetë në rrezik, nëse ai vazhdon të bashkëpunojë me Hagën. Që të mos dyshoj në besueshmërinë e kërcënimit, deklamoi Agjendën ditore të djalit të Rakić !

I tronditur për shkak të kërcënimeve, Rakić ka mohuar çdo ditë për të bashkëpunuar me gjykatën, duke pretenduar se ai kurrë nuk kishte qenë në Hagë. Pa fjalë, vizitori nxori një copë letër dhe skicoi tryezën konferencës. Atëherë ai u shkroi emrat e të gjithë pjesëmarrësve të takimit në Hagë, pikërisht në vendin ku ata po rrinin. Rakic ka përshkruar atë si momentin më të frikshëm në jetën tijë. Nga ai moment e deri në vdekjen e tij (ai vdiq nga kanceri në vitin 2014), ka udhëtuar me dy truproja.

Pothuajse nuk kishte asnjë dyshim se vetëm FSB-ja ishte në gjendje për të depërtuar aq thellë në Hagë. Kjo është arsyeja pse Rakiq më 2010 vendosi që në kontakt të drejtpërdrejtë me rusët shprehë dyshimet e tij . Në një konferencë në Moskë mbështeti për muri Nikolai Patrushev, spiun kryesor i Putinit.

petrushev

Petrusev – Putin

“Unë ndjej një erë shumë ftohtë që fryn nga lindja në fytyrën tonë,” tha Rakic bashkëbiseduesit Patrushev. Ndërsa ky (Petrushev) ia ktheu se mbrojtja e Mlladić është urdhëruar nga lart, që do të thotë se atë e ka urdhëruar vetë Putini.
Çfarëdo që është thënë ose bërë në kabinetin e Putinit, gjithsesi i ka ndryshuar gjërat. Mbështetja për Mlladić është ndalur. Edhe Moska tradhtoi gjeneralin.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close