Nuk e harrojmë profesorin e nderuar, Isa Bajçinca …

Nuk e harrojmë profesorin e nderuar, Isa Bajçinca …

777

Nga:Tefik Selimi               Gjilan, 24 janar


 

 

Nga dita, kur profesori ynë, Isa Bajçinca ndërroi jetë, sikur tek ne u “krijua” një ndjenjë e veçantë e dhimbjes për mungesën e tij në jetë. Akoma nuk po i besoja kësaj vdekje, e cila na lë të shokuar e pa fjalë. Kjo është “jeta”, e cila të merr ku të gjen e kur të don. Të merr pa i kryer “detyrat” e jetës. Të merr në ligjëratë, në rrugë, në dasmë, por të merr në pushime e duke shkruar vepra. Kështu i ka jeta “tjetër“, e cila të grabit pa e parë fare. Prandaj, pas kësaj “gjendje”, mbetet dhembja, përjetimet …, të cilat i kishim kaluar si studentë me profesorin Isë, në kohën e viteve 1972 e më vonë. E, në ne, mbetet dhimbja e kujtimi për te. Ai e meriton të përkujtohet. E meriton se ishte i merituar i një kohe…

Isak Bajçinca, i ndjere...

Legjenda: Isa Bajçinca, profesori që na mungon

Në secilin vend, ku qëndrova e ku ndejta me shokë, e zëja në gojë emrin e tij. E zëja, sepse ndjeja dhimbje nga brenda… Vërtet, profsori Isa Bajçinca, na mungon. Na mungon dhe ai nuk kthehet më. Shkoi në përjetësi. Sot, mungesa e tij është një humbje e madhe për kulturën tonë shqipe. Profesori ynë, Isa, ishte një intelektual i madh i jetës shkencore. Ishte pedagog i rrallë i Universitetit të Prishtinës. Ai ishte edhe një zë i pasur i dijes. Ky zë iku shpejt e pa e hetuar në përjetësi. Iku për t’mos u kthyer më. Por, vepra e tij ka mbetur e “gjallë” e nuk vdes. Ajo jeton me ne. Jeton dhe gjithmonë është me ne.

Andaj, kultura shqiptare e humbi një intelektual të profilit numër: NJË! Të rrallë janë ata intelektualë që pati Universisteti ynë i Kosovës. Ai ka qenë yndyra e kulturës gjuhësore shqipe. Isa Bajçinca (1940), ishtë një “zenit” i saktë i të gjitha krijimeve letrare e shkencore. Ai me keqardhje i lexonte dhe i analizonte veprat e revistat që botoheshin tek ne në Kosovë. Në një kohë, ai pati edhe “këndin” e gjuhës, të cilin e përcjelli gjer në fund duke i kritikuar lektorët, gjuhëtarët, krijuesit, botuesit, por edhe shkrimtarët që krijonin vepra më lëshime gjuhësore e letrare. Ngjante që redaktorët e gazetave e zënin në fjalë profesorin Isë, sepse, shkrimet e tyre përcillleshin nga ai, të cilëve u bënte vëretje.

(Isa) nuk e deshi një të shkruar me plot kalke e gabime të shumta gjuhësore. Ato lëshime i urrente dhe autorët e tyre i këshillonte e i “qortonte” për të mirë të tyre. Kështu ishte Isa Bajçinca, profesori ynë i Katedrës së Gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ai na donte e na çmonte, por kur ishte fjala tek jeta shkrimorë, ai nuk lëshonte pe. I besonim dhe pati të drejtë profesori ynë, Isa.

Dhe, kaluan më tepër se 45 vjet kur Isa Bajçinca nga koha kur na ligjëroi lëndën: Kultura gjuhësore. Ai vinte dhe shkontë pedant si njeri, por edhe ishte përkushtues i madh i jetës kulurore e gjuhësore. Pedant ishte edhe në ligjërata e në ushtrime nga Kultura e gjuhës. Ishte shumë i afërt me studentë, por edhe shumë njeri më dije. Bënim ushtrime gjuhësore, e kurrë nuk hidhërohej së bënim ndonjë “lëshim”, sepse atë e mirrte shumë normale. Ishte viti i dytë i studimeve në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe.

Ishim një gjeneratë e fortë e studentëve. Bie fjala, në këto vite (1971-72), u regjistruan më tepër se 120 studentë në Katedrën e Gjuhës shqipe. Të gjithë ishin studentë punëtorë, si: Tafil Kelmendi, i ndjerë, Baki Ymeri, një veprimtar i madh i kulturës shqipe që jeton në Rumani, Mazllum Saneja, një poet që jeton në Poloni, Dr. Liman Matoshi, tash profesor në Katedrën ë Gjuhës shqipe pranë Universitetit të Prishtinës, Dr. Zejnullah Rrahmani, shkrimtar dhe studiues, Bejtuallah Sokoli publicist, Sadete Emërllahu, poete nga Presheva, tash e ndjerë, Dr. Emin Kabashi, krijuës dhe studiuës, Nafije Latifi, gazetare, Isak Ahmeti, krijues dhe autori i disa veprave letrare e të tjerë. Ishim gjeneratë me “nam”, për faktin se, nga kjo kohë, këta kolegë filluan të krijojnë vepra letrare e studimore. Në këtë rrjedhë, edhë autori i këtyrë radhëve bënte përpjkje nëpër gazeta e revista shqipë që dilnin atë kohë, si: “Zëri i Rinisë”, “Pionieri”, “Kosovarja”, “Bota e re”, “Rilindja”, “Flaka ë vëllazërimit”, “Dituria”, “Jehona” etj.

Profesori Isa i gëzohej punës së studentëve të kësaj gjenerate. Ai shpeshherë jepte këshilla për ruajtjen e gjuhës amtare, i cili shtonte se, çdo shënim i botuar i akëcilit krijues, do të duhej ta ruajë kulturën gjuhësore. Në gabime, s’ka pardon! Dhe, data 29 dhjetor (2015), shënon ikjen nga jeta e profesorit të nderuar e të çmuar, Isa Bajçinca. Ai shkoi në jetën “tjetër”. Ai sot pushon në varrezat e fshatit Bardh të Madh të Fushë Kosovës, por ne nuk e harrojmë dot… I lehtë i qoftë dheu!

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close