Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Mbresa të thella nga një vepër me vargje të bukura poetike e artistike …

777

Nga: Tefik Selimi           Gjilan, 25 janar


 

Poezia është frymëzim dhe burim shpirtëror i njeriut. Ky “burim” del nga zemra dhe merr dhenë. Bëhet fuqi dhe trazon zemrat e lexuesve. S’ka poet pa këtë fuqi hyjnore të brendshme! Këtu poezia e ka fillin e këngës dhe të “vajtimit”. Ajo bëhet këngë zemre, këngë shpirti, këngë zogu, e këngë përjetësie dhe është “dhimbje” e brendshme. Poezi kanë hartuar me qindra e mijëra poetë. E, Tolstoi, shkrimtari i madh rus, lidhur me artin, ka shtuar: “Arti është pasqyrë e jetës”. Pse jo? Ai (poeti), nëpërmjet artit, e pasqyron “unin” e vet ndaj jetës. E zbraz fuqinë vullkanore të shpirtit. Pëlcet dhe e shpalos vetën. Mundohet që secilën “trokitje” të brendshme, ta qesin sheshit. Ti thonë botës: Ja kjo është brendësia e shpirit tim! Ky është vlim spontan i krijuesit. S’ka me frymëzimin poetik! Aty buron jehu i dalldisjeve poetike lirike. Ky përjetim poetik e ka bukurinë e këndimit. Është art shpirtëror, që buron si vullkan nga vetja. Këtu është fuqia poetike e krijuesit.

Ermira R. Jusufi, krijuese nga Vushtria...

Edhe Naimi ynë i madh, ka kënduar nga vetja, si thotë: “Do të shkrihem, të venitem, si kandili që s’ka vaj, baltë e pluhur do të bëhetm, të më shkelë këmbë e saj…”! Kjo është fuqi e brendshme e poetit. Këtu i ka kënduar zemra e shpirti. Po kështu ka kënduar Çajupi, i cili është frymëzuar nga pala e dytë, vasha, së cilës ia kanë përshkruar gojën, buzët, sytë, vetullat, qafën, gjoksin, këmbët e fytyrën etj. Sot, kjo “rrethanë” e bukur po këndohet në mënyrë tjetër. Është një këndim paksa ndryshe, sepse kanë ndryshuar rrethanat, kohët, mënyrat dhe jeta e njeriut tonë. Pse jo? Vasha nuk po i këndon djalit, bukurisë e zotësisë së tij, por vasha poete e sotit, po i këndon vehtës. Ajo këngës po ia thotë nga brenda se si ajo e jeton dhe e sheh jetën e saj. Pra, poezia e saj del nga thellësia e zemrës, e cila zemër këndon për portretin që e do dikë dhe shpirti asaj i gufon se e dashuron. Kjo është dashuria platonike e krijueses. Ajo feston, është e ngrohtë, përqafon, ëndërron princin e dashur, prehet në ëndrra, ka përjetësi, është këngë e butë, këngë urtësie e dashurie, ku ka aromë feste e tingëllon e feston gëzimin dhe lumturinë.

Njëra që po këndon me këto ndryshime “tjera” është padyshim Ermira R. Jusufi, poete nga Vushtria. Ermira R. Jusufi është e lindur, më 1983, në Vushtrri – Kosovë. Pas mbarimit të Gjimnazit “Eqrem Çabej”, në vendlindje, ka vazhduar studimet për histori, në Universitetin e Prishtinës. Gjatë gjithë kohës, sa ishte nxënëse dhe si studente, ka qenë aktive në jetën letrare, duke shkruar e paraqitur shkrimet e saja në klubet letrare të shkollave të rrethit, në emisione të ndryshme kulturore të radiove të atëhershme lokale dhe në pjesëmarrje aktive, në organizimin e jetës letrare. Në vazhdimësi i është përkushtuar veprimtarisë krijuese, duke dhënë për lexuesin shumë poezi të publikuara nëpër faqe gazetash e revistash, në rrjete sociale, që merren me veprimtarinë krijuese letrare, si në: gazetën “Nacional”, “Muzg”, “Bota Press” e “Dituria”, që botohet në Suedi, pastaj në veb-faqe të shumta, si: “Metafora”, “Ora shqiptare”, Klubi i shkrimtarëve shqiptarë në botë “Drita”, pastaj në “Poezia ime”, “Zemra shqiptare” e shumë të tjera. Ermia R. Jusufi, poete nga Vushtria, merret edhe me shkrime e komente tjera pbublicistike. Është shpërblyer me Çmime letrare e Mirënjohje të shumta. Veçojmë këtu çmimin për motivim krijues “Iljaz Prokshi”, në Takimet poetike “Vjeshta dhe vargjet” etj.

Vepra e saj “Sonte zemra ime frymon” është përmbledhja e parë poetike, nga përzgjedhja e poezive nga opusi i saj i gjerë krijues. Ka në proces edhe librin e dytë me poezi, që s’shpejti pritet t’i dhurohet lexuesit. Ajo jeton dhe vepron në Vushtrri të Kosovës. Dhe, jo vetëm kaq. Kjo vashë e re nga Vushtria po hapëron guximshëm me vargun e saj të sinqertë e të ngrohtë. Kësaj here po ndalemi tek vepra e saj poetike “Sonte zemra ime frymon”, e cila tingëllon më bukur kur do të shprehet se, “zemra ime sonte feston”. Këtu i flet zemra e saj vashërore, ndjen brendësia dhe frymon vetmië e saj para ëndrrave vashërore, e cila e shpreh sinqeritetin më të qiltër të saj ashtu si e ndjen dhe si e paramedon afrimin, përqafimin, ngrohtësinë e zemrës dhe shpirtit, sepse, ajo shton në vargje plot kumbim e zjarr: “Se më do, vërtetë, më dëshmo”, apo se ajo mbetet e vetmuar, por shton se “… kam nevojë për ty” dhe, kur do të vijë, si t’mos vijë ate që e do dhe e adhuron, ajo shton: “sonte edhe natën ta zbukurojmë”. Si të mos jetë një poezi kulmore e vjerëshrimit të saj, e cila, “gjendjen” e saj e përfol, e zë në gojë, e shpreh me rrënkime të buta e të urta, ku përjeton qaste më të mira në jetë, dhe poetikisht shprehet: “në këtë qetësi nate të përjetojmë, vetëm sonte shpirtat tanë ndiejnë si frymon jeta, mbushur me lumturi”.

Nuk di kush më bukur e kush e përfol apo e shpreh këtë “gjendje” ekzaltuese, e cila shpreh frymëzimin më të prekshëm e të ndjeshëm poetik? Ja si është fjalori i saj poetik, i cili qartë duket se është fort intim personal: “Sonte, dua që agu i ditës të na gjejë, Në lundrën e ëndrrave të dashurisë. Sonte, dua të jem pranë teje, Në shtratin e puplave plot dashuri, Ëndërroj princin e jetës sime, Mbi trupin tënd plot ngrohtësi. Vërtetë sonte pafundësisht dëshiroj, Zemrat tona hareshëm të frymojnë, Me frymëmarrjen e shpirtit që na trazon. Sonte, zemra ime frymon, Në kraharorin tënd të dashurisë. Dua që shpirti im të dëshmojë, Natën shekullore të lumturisë! Pra, janë poezi fort intime personale, të cilat të lënë mbresa të shumta e të thella nga ato vagje tepër joshëse e mahnistëse të shkruara nga poetja Ermira R. Jusufi. Këto shpërthime i gjejmë plot “shije” zemre e shpirti edhe në poezitë tjera të kësaj autore, si: “Agimi i ditës mos të vijë pa ty”, “Torta e dashurisë”, “Gota e dehjes”, “Zëri që jehon në shekuj” (kushtuar këngëtare shqiptare (Vaçe Zelës), “Si dallgë deti, jeta…”, “Eja, në zemrën time!”, “Zbrit në kujtesën time!” , “Noshta, agon një ditë”, “Sonte, zemra ime frymon” etj.

Andaj, te poezia “Gimi i dirës mos të vijë pa ty”, poetja Elmira në vete ngërthën shpirtin e saj të shqetësuar, i cilil shpirt përplaset si dallgë deti, por, në atë përplasje, shkëmbinjtë e zemrës pësojnë. Thuhen në këto dallë edhe muret e heshjtes. Prandaj, poetja këndon thekshëm dhe zëshëm, por edhe bukur e etshëm: “Shpirti i shqetësuar”. Pra, janë argje plot kumbim poetik intim e ngrohtësi jete: “Përplaset si dallgë deti, Shkëmbinjve të zemrës/ Dhe thyhen muret e heshtjes/ Për të miliontën herë, Netëve të gjata / Hëna vështron tinëzisht, Derisa çel syri i ditës / E ne jetojmë si në ëndërr, Me shpresa të këtij rrugëtimi/ Në agimin e parë, Si anija për brigjet, Që s’i arrin dot, Dhe lulja që pret stinën/ Tërë natën me hënë, Presim pikëtakimin, Teksa dita nis të përkundet/ Në djepin e lumturisë. E kotë të përpiqem/ Ta ndaloj kohën, Sa ndalon blerimi i fushave, Plot jetë e diell, Derisa të takoj ty. Nisi ditën e re/ Gjithmonë duke u lutur, Që agimi i ditës tjetër/ Mos të vijë pa ty!”

Apo, ja poezia kushtrim për këngëtare e mirënjohur shqiptare, Vaçe Zela, së cilët poetja ia kushtoi poezinë me titull: “Zëri, që jehon në shekuj”: “Nga njëri skaj i Atdheut, Në skajin tjetër të largët, Gjithandej fuqishëm, Pa ndalur, një zë përhapet. Një zë plot mall/ Atdheut ia shton krenarinë, Kënga e lavdisë shtrihet gjithandej/ Shqipërisë. Kur dëgjohet ai zë, Që jehon nëpër shekuj, Zëri që ia shkon edhe bilbilit: -Vaçe Zela nuk ka vdekur! Legjendë mbetet përjetë”. S’ka se si të krijohet poezia shpirtërore! Këto vargje të Ermira R. Jusufit ishin shkas t’i zë në gojë e të shkruaj, sepse, arti i bukur jo vetëm se shton etjen e leximit, por rrit edhe etjen ndaj vetë artit, i cili nuk njeh kufij artikulimi. Këto ishin mbresa të thella rreth poezisë së Ermirës, e cila po hapëron si e pjekur në gjetjen e frymëzimeve personale e fort intime. Duke poezituar kështu, kjo poete e re nga Vushtria do të ngritet lart në panteonin e krijimtarisë poetike e artistike tek ne.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close