Ç’ kërkonte tepihu i kuq,para hyrjes së ndërtesës së komunës kur Presidentja Jahjaga e vizitoi Gjilanin?!

Dhe në Gjilan na erdhi për vizitë Kryetarje z.Atifete jahjaga.Ose zonja presidente siq disa preferojnë ta thërrasin.I rrinte për bukuri qytetit tonë një zonjë kryetare.

Tybe nuk e di saktë pse ishte për vizitë,ishte futur brenda ndërtesës së komunës me bashkëpuntorë e takohej me të parin e komunes Lutfi Hazirin,por më thanë se paskësh ardhë me atë farë iniciativën për zhvillim ekonomik,që po e qon komunë për komunë në Kosovë.

E se pse u dashka që kryetarja e republikës të vijë e ta mësoj ose ta inkurajojë ose nuk e di se çka ,kryetarin e komunës për ta zhvilluar komunën të cilën e udhëheqë ai ta them të drejtën unë nuk e kuptoj,pasiqë edhe premtimet elektorale të tijat kanë qenë këto e tani si ta kuptojnë njerzia këtë iniciativë nuk e di si diçka që u dashka “mësuesja ta detyrojë nxënësin që ti bëjë detyrat e shtëpisë” a të ia përkujtojë atij se duhet bërë detyrat nuk e di,por le të ma thotë dikush që e di ,se për zotin nuk po e kuptoj pse u dashka që të vij kryetarja e ti thotë dikujt që ashtu ashtu e ka për detyrë ta zhvilloj komunën e tij???

E unë i shkreti edhe një gjë s’e kuptova!pse u dashka që zonjës presidente ti shtrohet tepihu i kuq në hyrje të ndërtesës së zyrës së kryetarit të komunës,a nuk ishte mjaft që këmba e saj nuk shkeli askund lloq sepse u soll direkt e te shkallët me kerr??!!Apo u dasht që të përdoret një klishe e që u bëhet zakonisht shtetarëve të huaj që vizitojn një vend/vedin tonë!!???Se një kryetare/i të vendit tonë nuk i duhet shtrua tepihu i kuq sepse ajo në fakt do duhej të jet pranë dhe me popullin,dhe po të jet nevoja ti mbathë edhe këpucët me qafa dhe të shkojë edhe nëpër lloq e ti vizitoj ta zëmë banorët e Muqibabës e tua shikoj kushtet,dhe lloqin nëpër të cilin ata çdo ditë mundohen ta bëjnë jetën ma të lehtë sepse edhe ashtu e kanë të rëndë mjaft.Dhe jo vetëm ky katund por edhe shumë të tjerë e edhe shumë lagje mu në mes të Gjilanit.

 

tep
Dhe çfarë kërkon tepihu i kuq këtu,në mes asfalltit që rrethohet me mjerim dhe lloq!?

 

Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close